Lajme
01.4.2013 12:23
Sot zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi u takua me ambasadorin e Republikës së Hungarisë SH.T. Jozef Bence.
Në takimin mes zëvendes Kryeministrit Besimi dhe ambasadorit Bence u theksua bashkëpunimi i suksesshem bilateral mes dy shteteve, i konfirmuar nga një sërë vizitash nga ana e zyrtarëve të lartë të të dy vendeve në periudhën e kaluar.
Ambasadori Bence konfirmoi angazhimin e Hungarisë për përkrahje të plotë të integrimit Evropian të Republikës së Maqedonisë. Në këtë kontekst, bashkëpunimi në nivel politik duhet të shoqerohet me bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve shtetërore të të dy vendeve përmes shkëmbimit të pervojave në sfera të ndryshme në procesin e hyrjes në Bashkimin Evropian, theksoi ambasadori Bence.
Në kuadër të saj, u theksua edhe gatitshmëria e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik të Republikës së Maqedonisë me vendet nga grupi i Vishegradit, ku përket edhe Hungaria, ku ambasadori theksoi se nga muaji korrik 2013 Hungarija merr udhëheqësinë e grupit të Vishegradit dhe rishikuan mundësitë për shkëmbimin e përvojave për modelin e tyre në Ballkanin perëndimor.
Në fund bashkëbiseduesit u dakorduan për realizimin e takimeve më të shpeshta në nivel të lartë në prag të publikimit të raportit pranveror të Komisionit Evropian dhe të mbajtjes së Këshillit të BE-së.