Lajme
05.4.2016 12:54
Sot në Klubin e deputetëve u realizua prezantim i manualit Procedural për terminologji. Në prezantim të manualit fjalën hyrëse kishte Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane z.nja Ana Bëazheska.
Në fjalën e saj z.nja Blazheska iu referua në përmbajtjen, qëllimin si dhe përfitimet nga manuali Procedural për terminologji.
Manuali Procedural terminologjik përfshin terminologjinë në kontekst në përgatitjen e versionit nacional të aquis ( e drejta e Bashkimit Evropian) udhëhequr nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, e cila është e rëndësisë së veçantë për sigurimin e përkthimeve në përputhje të legjislacionit dhe përpunimit të burimeve të sigurta për të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve tanë.
E njëjta është e paraparë edhe për përkthyesit, revizorët, terminologët, si dhe të gjithë ata të cilët janë të interesuar për punë terminologjike në përgjithësi. Manuali paraqet përmbledhje të udhëzimeve për përkthim të terminologjisë në Sektorin e përgatitjes së versionit nacional të aquis në kuadër të Sekretariatit për Çështje Evropiane, theksoi Blazheska.
Manuali përmban principe bazë të terminologjisë e ndjekur me përshkrim detal të punës dhe aktiviteteve, rroli i pjesëmarrësve dhe obligimeve në përkthim të terminologjisë, përpunim i definicioneve, aspektet praktike të menaxhimit me terminologjinë si dhe me çështje lidhur me sigurimin e kualitetit dhe kontrollit të kualitetit.
Ky manual paraqet një mjet shumë të dobishëm e cila mundet të shfrytëzohet nga ana e gjitha palëve të interesuar në procesin e krijimit të versionit nacional të acquis communautaire ( e drejta e Bashkimit Evropiane) dhe sigurimin e cilësisë së lartë.