Lajme
01.4.2016 16:26
Sot me 31.03.2016 Sekretariati për Çështje Evropiane në mbështetje të Shoqërisë Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) organizoi punëtori për përcaktimin e terminologjisë për kapitujt 23 ( gjyqësori dhe të drejtat fundamentale) dhe 24 ( drejtësia, liria dhe siguria) nga e drejta e Bashkimit Evropian.
Në punëtori pjesëmarrës ishingrupet punuese të NPAA për kapitujt 23 dhe 24, koordinatorë të kapitujve 23 dhe 24 të Sekretariatit për Çështje Evropiane si dhe përkthyesit, revizorët gjuhësor dhe koordinatorët të procesit të përgatitjes së versionit nacional të së drejtës së Bashkimit Evropian nga sektori për përgatitjen e versionit nacional të se drejtës së Bashkimit Evropian në Sekretariatin për Çështje Evropiane. Fjalët hyrëse kishin këshilltarja shtetërore në SÇE z.nja Ljilja Trpkovska, përfaqësues i GIZ z. Mihael Samec dhe Prof dr. Simon Sazdov si ekspert i gjuhës maqedonase.
Në punëtori u shqyrtuan termet të cilat të cilat hasen dhe definohen në aktet juridike evropiane në kapitujt 23 dhe 24, të cilat janë të kuptimit të veçantë në këto dokument dhe për përkthimin e së cilës në gjuhën maqedone nevoitet ndihma e ekspertëve në fusha përkatëse si dhe ekspertë të gjuhës maqedonase. Diskutimi i cili u zhvillua si dhe komentet e marra nga pjesëmarrësit konfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit për përgatitjen e revizionit nacional të së drejtës së Bashkimit Evropian në SÇE me NPAA-në grupet punuese të fushave përkatëse dhe treguan se me bashkëpunim të përforcuar mund të vijë deri në ngritje të dukshme të kualitetit si në përkthim të akteve juridike të BE-së ashtu edhe të legjislacionit nacional të Republikës së Maqedonisë, në veçanti në pjesën ku në legjislacionin nacional zbatohen dispozita të së drejtës së Bashkimit Evropian.