Procesi i aderimit drejt BE-së
Maqedonia është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pret të fillojë negociatat për antarësim. Faza e ardhshme në procesin e anëtarësimit është marrja e një date për negociata për anëtarësim në BE.
Procesi i negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian për Republikën e Maqedonisë do të thotë përfundim i procesit të përafrimit drejt Bashkimit Evropian, marrja e përfitimeve dhe vlerave të saj, si dhe aftësim të plotë të institucioneve drejt mënyrës të funksionimit të institucioneve të Bashkimit Evropian. Negociatat në të njëjtën kohë do të nënkuptojnë edhe krijimin e bazave dhe pregatitjeve për funksionim të ardhshëm të suksesshëm të Republikës së Maqedonisë si vend antare e Bashkimit Evropian.
Në muajin Shkurt të vitit 2008, Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian miratoi Partneritetin për aderim të Republikës së Maqedonisë për vitin 2008. Partneriteti për aderim përman 8(tetë) prioritete kyçe të cilat janë kusht për marrjen e datës për negociata.
Negociatat si një element gjithpërfshirës i cili zhvillohet me një dinamikë të shpejtë, kërkonë pregatitje të plotë të organeve dhe institucioneve shtetërore si dhe të strukturave të vendosura për koordinim dhe menaxhim të bisedimeve para fillimit të vetë negociatave. Më shumë për negociatat mnd të gjeni në këtë link.
Dokumenti themelor i Bashkimit Evropian për prioritetet e aderimit të Republikës së Maqedonisë në kuadër të Strategjisë për zgjerim është Partneriteti për Aderim
Prioritetet kryesore nga PArtneriteti për aderim janë të vendosura nga ana e Komisionit Evropian si kusht për marrjen e datës për negociata me Bashkimin Evropian. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në muajin Mars të vitit 2008 solli Masa dhe aktivitete për realizimin e prioriteteve kryesore nga Partneriteti për Qasje.
Vlerësimi për realizimin e prioritetve jepet në Raportin e progresit, të cilin Komisioni Evropian e publikon njëherë në vit, në nëntor.
Pas saj Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian sjell përfundime në lidhje me Raportin.
Vendimet kryesore për progresin në procesin e aderimit i sjell Këshilli Evropian në samitin e tij në dhjetor (në përfundimet e Presidencës).
Republika e Maqedonisë definoi agjendën e saj Evropiane përmes Programit Nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme.
Për plotësimin e pjesës së kriteriumeve ekonomke, Republika e Maqedonisë në nivel vjetor pregatit Programin Ekonomik të Para-aderimit (PEPA)
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në Nëntor të vitit 2007 miratoi Platformën institucionale dhe principet e udhëheqjes së negociatave për aderim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian
Qeveria e Republikës së Maqedonisë rregullisht informon Kuvendin për statusin e realizimit lidhur me antarësimin në BE, përmes raporteve tremujore.
SÇE pregatit përmbledhjen mujore të progresit.
SÇE pregatit kontribut për raportin e Progresit të Republikës së Maqedonisë në procesin e aderimit në BE