Procesi i aderimit drejt BE-së
Raportet tremujore të informimit që i dorëzohen Kuvendit të RM-së, janë në funksion të informimit të tij efektiv dhe të vazhdueshëm , si dhe informimit të publikut më të gjërë lidhur me rrjedhën dhe përparimin që shënon procesi në fjalë.
Informimi i rregullt i Kuvendit lidhur me aktivitetet që i ndërmerr Qeveria rreth Planit për realizimin e kësaj strategjie me rëndësi të madhe, buron edhe nga Deklarata që parashikon rolin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në kuadër të dimensionit parlamentar dhe në kuadër të procesit për stabilizim dhe asociim ( Gazeta zyrtare e RM-së nr. 30/2003) E njëjta, padyshim paraqet edhe një hap përpara lidhur me angazhimin e tërësishëm të kapaciteteve të Shtëpisë ligjvënëse, që padyshim është në funksion të realizimit të tërësishëm dhe të suksesshëm të agjendës së definuar të Unionit Evropian për vendin.
Informimi i përgjithshëm, gjithashtu paraqet edhe një segment të rëndësishëm të përpjekjeve që Qeveria e Republikës ëë Maqedonisë bën lidhur me sigurimin dhe mbajtjen në nivel të lartë të konsensusit të nevojshëm lidhur me këtë çështje, si ndërmjet qytetarëve po ashtu edhe në nivel të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Një qasje e këtillë, ka për qëllim edhe rritjen e përkrahjes së përgjithshme për procesin në vend, kyçjen e të gjithë institucioneve si dhe sektorit të qytetarëve të vendit në një realizmim sa më efektiv të reformave që kanë të bëjnë me realizimin e kriteriumeve që çojnë drejtë anëtarësimit, të definuara në Këshillat Evropiane të mbajtura në Kopenhagë më 1993 dhe në Madrid në vitin 1995