Lajme
16.3.2016 15:05
Me 11 mars u realizua sesioni i katërmbëdhjetë i POLITEA-s në të cilën pjesëmarrëse ishte Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Ana Blazheska si mysafire ligjëruese. Tema e këtij sesioni ishte ‘’ Perspektivat Evropiane për zhvillimin e karrierës personale dhe profesionale’’.
Sesioni përbëhej nga dy pjesë nga e cila në pjesën e parë pjesëmarrësit e POLITES-s kishin mundësi të njoftohen me zhvillimin e karrierës të mysafires dhe përvoja e cila i ndihmoi në ndërtimin e karrierës.
Pjesëmarrësit e POLITEA-s, fituan këshilla të dobishme për mundësitë të cilat hapin përsosmëri jashtë vendit, si dhe përparësitë të cilat i krijon rrjeti në procesin e realizimit të planeve profesionale dhe të karrierës.
Pjesa e dytë e sesionit ishte përkushtuar procesit Euro-integrues të Republikës së Maqedonisë dhe rrolin të cilin ai proces e ka në Sekretariatin për Çështje Evropiane.
Pjesëmarrësit ne POLITEA kishin mundësi të njihen me metodologjinë për marrjen dhe zbatimin e normave evropiane dhe rrolin që Sekretariati për Çështje Evropiane e ka në procesin e ndarjes së mjeteve të cilat Republika e Maqedonisë i ka në dispozicion mes programeve për mbështetje për zhvillim nga Bashkimi Evropian.
Njëra pjesë e diskutimit ishte edhe kriza e refugjatëve dhe pozita e Maqedonisë si vend i ‘’rrugës së Ballkanit’’ e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropiane, por në koordinim me vendet tjera zbaton politikat që krijohen në nivel Evropian.