Lajme
03.3.2016 13:14
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, dr. Fatmir Besimi sot realizoi takim me drejtorin e sapoemëruar në Zyrat e Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë, z. Marko Montovaneli.
Mbështetja e deritanishme nga ana e Bankës Botërore dhe partneriteti ynë strategjik shumëvjeçar është e rëndësisë së veçantë për Republikën e Maqedonisë, theksoi Zëvendëskryeministri Besimi, në veçanti mes lidhjeve kreditore për ndërtimin e infrastrukturës rrugore me të cilën do të përmirësohet rrjeti i transportit në përgjithësi, gjithashtu edhe konkurrenca e ekonomisë tonë. Zëvendëskryeministri Besimi afirmoj edhe strukturën për koordinim të financimit të projekteve të mëdha infrastrukturore, si platformë e përbashkët e Qeverisë, BE-së, Bankës Botërore dhe institucioneve tjera financiare.
Në takim u diskutuan edhe për projektet të cilat financohen nga IPA fondet, ndërsa realizohen në partneritet me Bankën Botërore, duke përfshirë edhe në pjesën e infrastrukturës rurale dhe riparimin e dëmeve të përmbytjeve të viteve të kaluara.
Gjatë bisedës Zëvendëskryeministri dha një përmbledhje të shkurtër për zhvillimin e gjendjes politike dhe gjendjes momentale ekonomike në Maqedoni, si dhe për reformat urgjente prioritare në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu potencoi edhe angazhimin e vendit për bashkëpunim të hapur me BE-në në menaxhimin e krizës së migrantëve me të cilën u tregua si partner serioz i BE-së, i gatshëm të merr pjesë në cilën do qoftë plan apo angazhim me Unionin.
Zëvendëskryeministri Besimi dhe drejtori z. Mantovaneli shprehën kënaqësi për mundësinë e bashkëpunimit të mëtejmë mes Bankës Botërore dhe Republikës së Maqedonisë.