Lajme
22.2.2016 17:02
Zëvendëskryeministri i Qeveris së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, sot kishte fjalën e tij në mbledhjen e rregullt të donatorëve, kushtuar migrimit dhe krizës së refugjatëve, me qëllim për të koordinuar përpjekjet dhe veprimet e të gjitha palëve të interesuara që kanë të bëjnë me sfidën në përmasa globale.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të përfshira në proces, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe ekspertë.
Zëvnëndëskryeministri Besimi në hollësi iu referua aktiviteteve konkrete dhe përpjekjeve për të ndërtuar kapacitete e nevojshme për ta menaxhuar krizën, si dhe nevojat aktuale që dalin nga kujdesi ditor për refugjatët.
Gjatë takimit u theksua se Maqedonia mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve të saj duke i respektuar rregullat dhe standardet ndërkombëtare, të cilat përfshin mbështetjen për refugjatët në sigurimin e strehimit të përkohshëm, pushimin, ushqimin, kujdesin mjekësor, sigurinë dhe shkëmbimin e informacionit në kohë për bashkëpunim efektiv dhe koordinim, menaxhimi i fluksit të migracionit në sigurimin e regjistrimit të plotë të të ardhurve, kontrolli kufitar i zgjeruar, përmirësimin e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor si dhe veprime intensive kundër kontrabandimit dhe trafikimit të migrantëve. Këto aktivitete kryhen në bashkëpunim të ngushtë me institucionet tona kompetente, FRONTEX, me më shumë vende anëtare të BE-së dhe institucionet kompetente ndërkombëtare.
Për ta përshëndetur është masa e re e BE-së për vitin 2016, me buxhet prej 10 milion euro për vendin tonë ,si mbështetje për Ministrinë e Punëve të Brendshme, në drejtim të përmirësimit të mundësisë për menaxhimin në kufi, theksoi Besimi.
Në fund të fjalës së tij, Zëvendëskryeministri Besimi falënderoi partnerët bilateral për ndihmën e dhënë për vendin tonë si mbështetje për menaxhimin me sfidën e mingrantve – refugjatëve, por që edhe më tej nevojiten mjete për shpenzimet e vazhdueshme dhe nevojat e ardhshme.