Lajme
22.2.2016 12:34
Sot në Kosovë u nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim në fushën e integrimeve Evropiane nga ana e Zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, dr. Fatmir Besimi dhe Ministrit për Integrime Evropiane të Kosovës, mr. Bekim Çollaku.
Memorandumi konfirmon perspektivën Evropiane të dy vendeve i përforcon marrëdhëniet bilaterale dhe promovon bashkëpunim të vazhdueshëm nga interesi i përbashkët. Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në shkëmbimin e përvojave në fushën e integrimeve evropiane, si dhe shkëmbim i informatave dhe njohurive për adoptimin e legjislacionit evropiane dhe zbatimin e kapitujve.
Maqedonia dhe Kosova deri më tani kanë nënshkruar mbi 30 marrëveshje për bashkëpunim. Marrëveshja e fundit e cila u nënshkrua mes dy vendeve lehtësoi procedurat kufitare për kalimin e kufijve me letërnjoftim biometrik, me të cilën vërtetohet bashkëpunimi i ndërsjellë dhe përafrimi i qytetarëve.
Mes tjerash u theksua edhe rëndësia e shfrytëzimit të fondeve evropiane nga programi për bashkëpunim ndërkufitar CBC ku për programin 2007 – 2013 deri më tani janë shfrytëzuar, 1,290,910 për projekte të cilat janë në fazë të zbatimit ndërkaq për programin CBC 2014 – 2020 në dispozicion janë 8,400,000 euro.
Bashkëbiseduesit përshëndetën këtë iniciativë, duke konfirmuar edhe një here bashkëpunimin e mire mes vendeve. Zëvendëskryeministri në fund të takimit Ministrit Çollaku uroi realizimin e më të shpejtë të liberalizimit të vizave me vendet evropiane e cila është e rëndësisë së veçantë për vendin në rrugën e tij në përafrimin në familjen evropiane.