Lajme
19.2.2016 16:43
Sot në hapërsirat e MK– EU Info Qendrës, në orën 14:00, Sekretariati për cështje evropiane në bashkëpunim me ambasadën spanjole, zhvilluan ngjarjen “Bashkimi Evropian në Maqedoni”: Destinacioni Spanja-Sport.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropinane d-r Fatmir Besimi, së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, SH.E, Ramon Abaroa Karanza, në ambinetin e tingujve të mrekullueshëm të muzikës spanjole, në një bisedë jo formale i ndanë vlerat maqedonaso-spanjole, si dhe përvojat sportive së bashku me mysafirët e ngjarjes, Raul Gonzales, Aleks Dushjebaev, Horhe Makeda dhe shpresat e ardhshme të hendbollit maqedonas nga klubi Vardar.
Në paraqitjen e tij, Zëvendëskryeministri Besimi, theksoi se qëllimi kryesor i kësaj ngjarje është promovimi dhe përafrimi i vlerave të BE-së dhe vendeve të saj anëtare deri te qytetarët e Maqedonisë dhe se ngjarjet e tilla përfaqësojnë një konfirmim se ata janë miqtë tanë të vërtete dhe në mënyrë të sinqertë e mbështesin integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Projekti “Bashkimi Evropian në Republikën e Maqedonisë” është pjesë e Agjendës BE të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe do të realizohet në bashkëpunim me ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.