Lajme
03.2.2016 10:45
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, dje kishte fjalën e tij në Konferencën Germia Hill – Prishtinë, e titulluar si "Siguria e Evropës Juglindore në dritën e sfidave më të gjera rajonale."
Në fjalën e tij në panelin " Sfidat globale dhe roli i NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor " Zëvendëskryeministri Besimi iu referua sfidave globale dhe gjeopolitike rajonale përmes prizmës së zhvillimeve aktuale politike dhe ekonomike. Për të cilën ai theksoi se Maqedonia, si një vend i vogël e cila ende zhvillon kapacitetet e veta ekonomike, me vetëm dy dekada në udhëheqjen e politikave të veta , perspektivat e NATO-s dhe BE-së janë dhe do të mbeten si përcaktim strategjik dhe faktor kryesor në të gjitha proceset politike dhe sociale në vend.
Kjo konferencë sipas Besimit është e rëndësisë së veçantë për shkak të mundësisë së këmbimit të ideve dhe përvojave si dhe sensibilizimin e opinionit rreth domethënies dhe rolit të integrimeve Euroatlantike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit, për të cilin BE-ja paraqet aspiratë të vetme, ndërkaq NATO është qëllimi i pjesës më të madhe të tyre. Vendet nga ky rajon bëjnë përpjekje të mëdha në drejtim të përafrimit në këto struktura edhe nga aspekti politik dhe ekonomik është e rëndësisë së veçantë në periudhë sa më të shpejtë të integrimit të rajonit. Gjithashtu Besimi theksoi nevojën e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal, përforcimin e partneritetit me BE-në dhe NATO-n dhe në mënyrë sa më të shpejtë të tejkalohen të gjitha çështjet e hapura bilaterale të cilat pengojnë apo ngadalësojnë përfundimin e proceseve të integrimit Euro – atlantik.
Germia Hill është konferencë vjetore në organizimin të Ministrisë së Punëve të jashtme të Kosovës, në bashkëpunim me institutin botëror Aspen (Aspen Institute), në të cilën pjesëmarrës janë politikan ekspert eminent ndërkombëtar dhe gazetar.
Në margjinat e konferencës Zëvendëskryeministri Besimi gjithashtu realizoi takim edhe me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi.