Lajme
21.1.2016 15:52
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Estonisë në vendin tonë, Daniel Erik Shaer.
Zëvendëskryeministri Besimi uroi ambasadorin me rastin e emërimit të tij dhe i dëshiroi punë të suksesshme dhe vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjithashtu shprehu kënaqësi në mbështetjen e Estonisë në aspiratat euro-atlantike të vendit.
Besimi përshëndeti takim e ardhshëm të ‘’grupit Tallin’’ në bashkëpunim të ngushtë me grupin ‘’Miqtë e Maqedonisë’’ në Këshillin e BE-së, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë, për procesin paralel të negociatave për aderim në të njëjtën kohë edhe negociatat bilaterale. Ai gjithashtu shprehu interesim për bashkëpunim me Estoninë në fushën e absorbimit fondeve Evropiane.
Gjatë bisedës në veçanti u theksuan prioritetet urgjente në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian, të vërtetuara edhe me konkluzionet e Këshillit të BE-së, si dhe vështrim i shkurtër rreth zhvillimit të gjendjes politike në vend.
Në fund të takimit Zëvendëskryeministri Besimi dhe ambasadori Daniel Erik Shaer theksuan se bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Estonisë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshëm me një bashkëpunim të përforcuar.