Lajme
28.12.2015 16:45
Sekretariati për Çështje Evropiane sot ishte mikpritës i grupit të studentëve të universitetit Shën Kliment i Ohrit nga Manastiri dhe Universiteti Goce Delçev nga Shtipi të cilët studiuan fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme me qëllim që më hollësisht të njoftohen me punën e SÇE-së si dhe në veçanti me aktivitetet të cilët ndërmerren në këtë fushë.
Në fjalën e ti hyrëse zëvendëskryeministri Besimi foli për funksionin dhe rrolin e Sekretariatit për Çështje Evropiane në procesin e integrimit evropian të vendit tonë, sfidat me të cilat ballafaqohemi si dhe aktivitetet e planifikuara për tejkalimin e tyre. Në këtë kontekst, Zëvendëskryeministri theksoi se procesi i integrimit evropian është e rëndësisë së veçantë për demokratizimin e shoqërisë tonë dhe përfshirjen e vlerave evropiane në sistemin tonë.
Përfaqësuesit e sektorit të drejtësisë, lirisë dhe sigurisë studentëve ua prezantuan kompetencat e SÇE-së, procesit të koordinimit si dhe aktivitetet konkrete nga fusha e Drejtësisë dhe punëve të brendshme.