Lajme
24.12.2015 17:06
Në kuadër të iniciativës së Sekretariatit për Çështje Evropiane “Vizita institucionale në lidhje me implementimin e reformave urgjente prioritare”, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, dr. Fatmir Besimi sot realizoi takim me kryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor z. Aleksandar Çiçakovski dhe zëvendëskryetarin z. Rexhep Prekopuca. Besimi në fillim të takimit uroi për zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, duke e potencuar rëndësinë e rolit që ky institucion do ta ketë në periudhën e ardhshme, veçanërisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Çiçakovski, shprehu mirënjohje për vizitën duke theksuar se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve, do të jete i rëndësisë së veçantë për organizimin e suksesshëm dhe realizimin e procesit zgjedhor.
Në takim u diskutuan rekomandimet e reformave urgjente prioritare të cilat janë nën kompetencat apo të lidhura me punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, me fokus në aktivitetet e planifikuara konkrete të cilat duhet të ndërmerren në periudhën deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të përcaktuara me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Kodit Zgjedhor.