Lajme
18.12.2015 17:36
Sot, Sekretariati për Çështje Evropiane mbajti debatin e parë të ciklit "Yjet e BE-së" me temë "Edukimi dhe rinia në vendin tonë ose jashtë vendit ", në të cilën debatuan studentët e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, i cili u mbajt ne hapësirat e të njejtit. Para fillimit të debatit, studentëve iu drejtua Zëvendëskryeministri Besimi dhe Dekani i Universitetit të Evropës Juglindore Prof. Endru Gudspid, i cili theksoi rolin e debateve në zhvillimin e shoqërive demokratike.
Debati i sotëm synon të rrisë interesin dhe njohuritë e të rinjve për çështjet dhe temat që kanë të bëjnë me BE-në. Përmes debateve, SÇE, synon të ofrojë një forum të hapur për debat në mesin e të rinjve që kanë për qëllim inkurajimin e mendimeve kritike dhe duke inkurajuar një kulturë ku debati shihet si një mënyrë demokratike për të tejkaluar dallimet e mendimit dhe është pjesë e projektit të Sekretariatit për çështje evropiane "Te Rinjët për BE-në".
Debati i parë pilot në kuadër të " Yjet e BE-së " u mbajt në qershor 2015. Sot, cikli i debateve me studentët euniversitetetve në Republikën e Maqedonisë filloi me Univerzitetin e Evropës Juglindore dhe i njejti do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2016, në mënyrë që të dëgjohet zëri i të rinjve si qytetarë të ardhshëm të Evropës.