Lajme
04.11.2015 15:17
Duke u përballur me sfidat e integrimit Evropian, por edhe nevoja e përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërtimin më efikas, modern dhe transparent të administratës shtetërore, gjetja e metodave për vlerësim dhe përmirësim i cilësisë së punës është një ndër angazhimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Në këtë drejtim Sekretariati për Çështje Evropiane e përkrahur nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratë, filloi me vendosjen e Kornizës së përbashkët për Vlerësim (Common Assessment Framework (CAF)).
Në kuadër të këtij aktiviteti, dje dhe sot u realizua punëtoria e Grupit punues të SÇE-së për vendosjen e KAF-it, e udhëhequr nga Sekretarja shtetëror për Çështje Evropiane Ana Bllazheska, me administratorët shtetëror të punësuar ne Sekretariatin për Çështje Evropiane.
Qëllimi i grupit punues është përcaktimi i anëve të forta dhe fushat të cilat kanë nevojë për përmirësim, si dhe propozim për masa dhe aktivitete për rregullimin e funksionimit të përgjithshëm të punës në SÇE, si shërbim profesional i Qeverisë së RM-së për koordinimin e procesit të integrimit Evropian.
Korniza e përbashkët e vlerësimit (Common Assessment Framework (CAF)) është mjet për menaxhimin e plotë me kualitetin e cila organizatën njëkohësisht e sheh nga kënde të ndryshme dhe ndërmerr qasje gjithëpërfshirëse në analizën e suksesit të punës në organizatë.
Ky mjet është frymëzuar nga Modeli i përsosmërisë të Fondit Evropian për menaxhimin e kualitetit (EFQM) dhe modeli i Universitetit për shkenca administrative në Spejer, të Republikës Federale Gjermane.