Lajme
27.3.2013 17:29
Sot zëvendës Kryeministri i Qeverisë përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkëpunim Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Hollandës, z. Robert De Grot, i cili është në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë, si pjesë e vizitave të tij rajonale në shtetet aspiruese për anëtarësim në BE!
Në takimin me zëvendës Kryeministrit Besimi dhe Drejtorit të përgjithshëm De Grot u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral të deritanishëm me Mbretërinë e Hollandës, si dhe për zgjerimin e saj përmes përforcimit të kontakteve mes Sekretariatit për cështje Evropiane dhe Ambasadës të Mbretërisë së Hollandës.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit biseduan për përpjekjet e Qeverisë në periudhën e ardhëshme të drejtuara kah realizimi i rezultateve konkrete në sferat prioritare të dakorduara në kuadër të Dialogut për Qasje në Nivel të Lartë (DQNL), gjegjësisht marrja e Raportit pozitiv pranveror nga ana e Komisionit Evropian si dhe mbajtja e takimit të katërt të suksesshëm të Dialogut për Qasje në Nivel të Lartë.
Në këtë kontekst, zëvendës Kryeministri Besimi theksoi gatishmërinë e tij për vazhdim të mëtutjeshëm të Dialogut në Nivel të Lartë si dhe vazhdimin e të gjitha projekteve të cilat mbështesin procesin eurointegrues të vendit, si dhe përkushtimin e tij personal për procesin integrues i bindur se integrimet Euro-Atlantike janë alternativat më të mira për ardhërinë e Republikës së Maqedonisë.
Përvec kësaj Qeveria ka gatishmëri të fortë politike për vazhdimin me rezultate konkrete në të gjithë spektrin e sferave të përfshira në kriteriumet e Kopenhagës, të vërtetuara me Programin Nacional për Harmonizim të Legjislacionit, revizioni i së cilës u miratua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në fund të muajit dhjetor të vitit 2012.
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë Dr. Fatmir Besimi theksoi se vendi është në një fazë kyce në rrugën drejt qëllimeve të saj strategjike, dhe mbështetja e Mbretërisë së Hollandës në këtë process vecanërisht mbështetja në Dialogun për Qasje në Nivel të Lartë është e një rëndësie të lartë për Maqedoninë.
Në takim zëvendës Kryeministri Besimi theksoi edhe rëndësinë e mbështetjes të cilën Mbretëria e Hollandës jep për Sekretariatin për cështje Evropiane. Në këtë drejtim ai njoftoi mbajtjen e takimeve koordinative mes Ambasadës dhe Sekretariatit për cështje Evropiane për vlerësimin e progresit në implementimin e programeve si dhe për diskutim për aktivitete dhe projekte të ardhëshme.