Lajme
16.10.2015 15:21
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, realizoi takim pune me Raportuesin për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, z. Ivo Vajgl.
Zëvendëskryeministri Besimi, theksoi se integrimi euroatlantik mbetet prioritet strategjik kyç i vendin tonë, ndërsa Qeveria edhe më tej vazhdon me përpjekjet për zbatimin e reformave dhe masave të nevojshme për afrimin e mëtejmë ligjor dhe institucional të vendit kah Bashkimi Evropian. Diskutimi u përqendrua në aktivitetet e ndërmarra për zbatimin e reformave kyçe të agjendës evropiane në vend.
Eurodeputeti Vajgl, theksoi gatishmërinë e tij për mundësimin e kontributit të mëtejmë për përkrahje të bashkëpunimit dhe për procesin e reformave në vendin tonë, në aspekt të angazhimit të tij personal, dhe në aspekt të Parlamentit Evropian. Ai gjithashtu theksoi edhe nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjes së arritur politike.
Në pikëpamjen e krizës së migrantëve u theksua se Qeveria ndërmerr masa aktive për zgjedhjen e çështjes rreth numrit të rritur të migrantëve të cilët kryesisht vijnë nga Greqia, duke përfshirë këtu kontroll të kufijve, sigurim të kujdesit shëndetësor, përmirësim të kushteve në mjediset e strehimit. Megjithatë, Republika e Maqedonisë nuk ka kapacitet të pavarur të përballet me këtë proces të përmasave globale dhe për këtë arsye nevojitet përkrahja e vazhdueshme dhe ndihma e drejtpërdrejtë nga BE-ja – theksoi Besimi.
Në fund, bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian, ashtu si deri më tani, do të vazhdojë me tempo dhe dinamikë të fuqishme dhe me qasje e mbështetje të përbashkët në përmirësimin e gjendjes dhe realizimin e mëtejmë të reformave në çdo sferë shoqërore.