Lajme
09.10.2015 16:31
„Nga përgatitja e Raportit për progresin deri në kalimin e konkluzionit të Këshillit: cikli vjetor i pakos për zgjerimin e BE-së, nga perspektiva e vendit anëtar“ është tema në të cilën sot z. Zalai Çaba, ekspert hungarez mbajti ligjëratën në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Fjalën hyrëse para të pranishmëve e mbajti Sekretarja shtetërore z.nja Ana Blazheska ku dhe theksoi rëndësinë e këtij intervali kohor të proces në përgjithësi.
Z. Çaba në pjesën e parë të ligjëratës u ndal në procesin e përgatitjes dhe miratimit të pakos për zgjerim (Raporti për Progres dhe dokumenti strategjik) të Komisionit Evropian, me referencë të veçantë në të gjitha fazat në proces, për rolin e institucioneve kompetente dhe ndikimi i vendeve në zgjerim dhe vendet anëtare.
Në pjesën e dytë të ligjëratës, eksperti hungarez u fokusua në përgatitjen e miratimit të konkluzioneve të Këshillit të BE-së për zgjerim dhe në Procesin e Stabilizim dhe Asociimit, si dhe vendimet e organeve për përgatitjen e Këshillit për Këshillin Evropian.
Ligjërata u organizua në prag të pritjes së Raportit për Progres të cilën Republika e Maqedonisë duhet ta marrë këtë muaj dhe u realizua në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim mes ministrive për punë të jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Hungarisë për mbështetjen e ekspertëve këshillëdhënëse për promovimin e integrimit Evropian të vendit.