Lajme
16.9.2015 15:41
Sekretariati për Çështje Evropiane sot dhe nesër,16-17 gusht 2015, është nikoqir i Punëtorisë rajonale përkushtuar terminologjisë në fushën e Bashkimit Evropian e organizuar në kuadër të Fondit të Hapur Rajonal të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Pjesëmarrës në punëtori krahas Maqedonisë, janë Serbia, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.
Qëllimi kryesor i punëtorisë është këmbimi i përvojës mes vendeve të rajonit në lëmin e ndërtimit të terminologjisë nga fusha e Bashkimit Evropian, e plotësuar me këshilla nga përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Këshillit të bashkimit Evropian.
Hapja e punëtorisë u bë nga ana e Sekretares Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, z-nja Ana Blazheska, e cila theksoi rëndësinë e ofrimit më kualitativ në terminologji lidhur me aktet ligjore të Bashkimit Evropian si parakusht i rëndësishëm për krijimin e burimeve të sigurta në të ardhmen për drejtat dhe detyrimet e qytetarëve. Sekretarja shtetërore, falënderoj përfaqësuesit të Bashkimit Evropian dhe donatorët e ngjarjes për përkrahjen e tyre, si dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre aktiv në bashkëpunimin suksesshëm rajonal me dëshirë që këto lloje të ngjarjeve të vazhdojnë të organizohen duke mbuluar edhe çështje nga fushat e përgatitjes së versionit nacional të akteve ligjore të Bashkimit Evropian.