Lajme
15.6.2015 18:06
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, sot pranoi Ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë z. Peter Sijatro, i shoqëruar nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tregtisë së Hungarisë z. Zholt Çutora dhe Ambasadori i Hungarisë në Republikën e Maqedonisë Sh.T. Jozef Bence.
Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri Besimi shprehu falënderim për mbështetjen dhe sinqeritetin e vazhdueshëm nga ana e Hungarisë për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe angazhimin për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së kah vendet e Ballkanit Perëndimor.
Duke e theksuar rëndësinë e procesit euro – integrues për Republikën e Maqedonisë, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi nevojën e marrjes së hapave konkrete nga të gjitha anët në drejtim të tejkalimit të sfidave me të cilat ballafaqohet vendi ynë në sferën e kombëtare dhe ndërkombëtare drejt rrugës së integrimeve euro – atlantike. Gjithashtu, ai theksoi se integrimet europiane mbeten prioritet.
Ministri për Punë të Jashtme Peter Sijarto theksoi se Hungaria është një ndër anëtarët me aktiv i BE-së, mbështetës i Republikës së Maqedonisë për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE. Duke e pasur parasysh zhvillimet aktuale politike ai theksoi se është e rëndësisë së veçantë vendosja e qëndrueshme e dialogut politik në vend.
Në fund të takimit, nga ana e bashkëbiseduesve u theksua se marrëdhëniet e mira bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Hungarisë edhe me tej do të vazhdojnë të zhvillohen, në veçanti në lidhje me transferimin e përvojës dhe ekspertizës hungareze në fushën e integrimeve europiane.
Shkup, 15.06.2015