Twinning SEP
04.6.2015 12:06
KOHËZGJATJA E PROGRAMIT: 18- 22 maj, 2015
PËRSHKRIMI: Në maj 2015, një grup nga 4 përfaqësues të sektorit për përgatitjen e versionit nacional të Acquis - Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) ishin në praktikë njëjavore në njësinë e njëjtë në Ministrinë e punëve të jashtme dhe evropiane të Republikës së Kroacisë. Ky program ishte pjesë e aktiviteteve të planifikuara të tuining projektit "Përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve organizative dhe institucionale për procesin e integrimit evropian." Qëllimi i praktikës ishte për të fituar njohuri për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga para-anëtarësimi dhe periudha e anëtarësimit në fushën e versionit nacional të Acquis. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të takohen dhe bisedojnë me palët kryesorë të Ministrisë së punëve të jashtme dhe evropiane të Republikës së Kroacisë, si dhe ekspertë nga ministritë e tjera kyçe në lidhje me aspekte të ndryshme për organizimin e përkthimit, revizioni juridik dhe profesional dhe finalizimin e versionit kroat në gjuhen angleze si dhe dokumentet e tjera të nevojshme për negociatat për anëtarësim në BE. Deri në fund të vitit 2015 edhe 4 grupe me nga 4 përfaqësues nga SÇE dhe nga ministritë e tjera kyçe do të kalojnë prej programit të njëjtë për punë praktike, duke e rritur nivelin e kompetencës në këtë fushë.