Lajme
04.6.2015 10:30
Mbrëme, në kuadër të shënimit solemn të ditës Kombëtare të Italisë, ambasadori i Republikës së Italisë, Sh. T. z. Ernesto Masimo Beleli, Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi i dorëzoi çmimin e lartë kombëtar, Urdhrin e Yllit të Italisë – Zyrtar i Lartë (Order of the Star of Italy – Grand Officer).
Urdhri jepet në bazë të Vendimit të Presidentit të Italisë Sh.T. z. Serxho Matarela, për kontributin e dhënë nga ana e Zëvendëskryeministrit Besimi në avancimin e raporteve shoqërore dhe bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë në procesin euro - integrues, veçanërisht gjate kohës së kryesimit të Italisë në Këshillin e BE-së.
Kjo ngjarje solemne u mbajt në hapësirat e Teatrit Kombëtar Maqedonisë, në prani të numrit të madh të mysafirëve, përfaqësuesve të korit diplomatik, qeverisë dhe të jetës publike.