Lajme
20.5.2015 15:38
Në hapësirat e MK-BE Info Qendrës, Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Ambasadën e Francës , mbajtën ngjarjen “Bashkimi Evropian në Maqedoni – Kafe Pauzë me Ambasadën e Francës” e cila paraqet pjesë të aktiviteteve për manifestimin e Ditës së Evropës.
Është e rëndësishme të shënohet dita e Evropës. Jashtë nga ngjarjet aktuale, duam të theksojmë për qytetarët e Maqedonisë se fatet mes Francës dhe Maqedonisë janë të lidhura ngushtë ndërsa afërsia është e qartë, porosia nga vendet themeluese mbetet obligimi për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë – theksoi Ambasadorja i Francës z-nja Oer.
Zëvendës Kryeministri Besimi theksoi se Maqedonia duhet të mbijetojë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe me sukses ti tejkaloj të gjitha sfidat për realizimin e këtij qëllimi. Vlerat e BE-së janë po të njëjtat vlera me të cilat identifikohen qytetarët tanë.
Në këtë ngjarje morën pjesë qytetarët, dizajneri i mirënjohur me përvojë shumëvjeçare në Francë z. Izet Curi, të punësuarit e SÇE-së, përfaqësues të ambasadave të vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesit e mediave të cilët patën mundësi të shoqërohen me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi dhe Ambasadoren z-nj Lorens Oer.
Sekretariati për Çështje Evropiane, ambasada Franceze dhe mysafirët kafe pauzën e tyre e kaluan bashkë në bisedë të ndërsjellë dhe jo formale në një ambient nën tingujt e muzikës franceze, e pasur me fotografi të Parisit dhe specialitete franceze.
Projekti “Bashkimi Evropian në Maqedoni“ është pjesë e BE Agjendës 2014 dhe 2015 të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe realizohet në bashkëpunim me ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.