Lajme
21.3.2013 17:29
Në kuadër të vizitës në Bruksel, zëvendës Kryeministri përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, dje (20.03.2013) realizoi takimin e tij të parë me Sekretarin e përgjithshëm të Direktoratit për zgjerim në Komisionin Evropian, z. Stefano Sanino.
Zëvendës Kryeministri Besimi informoi Saninon për progresin e arritur në realizimin e qëllimeve reformuese në kuadër të Dialogut për Qasje në Nivel të Lartë, për përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së katërt të DQNL si dhe për përgatitjen për Raportin pranveror të Komisionit Evropian. ZKM Besimi njoftoi se deri në fund të muajit mars Qeveria do të dorëzojë Pasqyrim të rishikuar të prioriteteve në kuadër të Dialogut për Qasje në Nivel të Lartë (i dorëzuar më heret në KE në shkurt 2013).
Në takim theks të vacant ju dha prioriteteve të përzgjedhura, të cilat u theksuan nga ana e Komisionit Evropian, për të cilat duhet të tregohet progres i rëndësishëm. ZKM Besimi informoi për aktivitetet e dakorduara të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në drejtim të promovimit në pjesën e mediumeve si dhe sundimit të së drejtës dhe vecanërisht në drejtim të marrëdhënieve ndëretnike.
Në takim u shprehën pritjet për valorizimin e duhur të rezultateve të arritura në Raportin pranveror të KE, si dhe në drejtim të marrjes së datës për fillimin e negociatave për qasje me BE, kurse u thkesua se marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe mbajtja e zgjedhjeve fer dhe demokratike do të reflektohen në Raportin pranveror të BE.
Në kuadër të vizitës dyditore në Bruksel, zëvendës Kryeministri Besimi sot (21.03.2013) u takua edhe me Pier Vimont, sekretarin e përgjithshëm ekzekutiv të Shërbimit Evropian për punë të jashtme. Në takim bashkëbiseduesit theksuan aktivitetet të cilat ndërmerren në drejtim të përmirësimit të dialogut politik, në përputhje me prioritetet e Dialogut për Qasje në Nivel të Lartë, vecanërisht në drejtim të agjendës evropiane dhe procesit euro-integrues.
Në prag të zgjedhjeve locale në 24 mars 2013, zëvendës Kryeministri Besimi theksoi se mbajtja e zjedhjeve të qeta, fer dhe demokratike paraqet prioritet të rëndësishëm për vendin, si në vetë ditën e zgjedhjeve ashtu edhe gjatë kampanjës zgjedhore. Ai informoi për aktivitetet e ndërmarra për rritjen e vetëdijes së votimit të fsheht si mjet për luftën kundër frikësimit dhe për inkurajimin e qytetarëve.
Në takim u konfirmua angazhimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në drejtim të realizimit të prioriteteve në kuadër të Dialogut për Qasje në Nivel të Lartë, aktivitetet e përforcuara në periudhën e kaluar me qëllim të progresit të mëtutjeshëm në pikëpamje të lirisë të të shprehurit në medium, sundimit të së drejtës, reformës në administratë publike, reformës zgjedhore dhe përforcimit të ekonomisë së tregut.
Gjatë vizitës zëvendës Kryeministri Besimi realizoi takim edhe me Gils Merit - Sekretarin e përgjithshëm të “Friends of Europe”, pati brifing me Direktoratin e përgjithshëm për zgjerim dhe Shërbimin Evropian për punë të jashtme, kurse do të zhvillojë edhe takim me përfaqësues të Komitetit në Këshillin e BE për Ballkanin perëndimor – COVEB