Të nderuar,
Sot, (e mërkurë, 20.01.2021), në ora 15:30, para magazinës së Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, (Kazerma "Goce Dellçev komuna Aerodrom në Shkup) do të mbahet prezantim i donacionit, të cilën Republika e Çekisë përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së siguroi për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si mbështetje në luftën kundër COVID 19.
Në ngjarje do të marrin pjesë Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në rolin e Koordinatorit Nacional për Ndihmë të Huaj në vend, Ambasadori Çek në Maqedoninë e Veriut, Miroslav Toman dhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.
Njëherit Ju informojmë se pas prezantimit do të pasojnë deklarata për media.
Ftojmë ekipin Tuaj ta ndjekë ngjarjen.
VËREJTJE:
Për arsye të proceduarve në Kazermë për njoftim paraprak të personave, të cilët do ta ndjekin ngjarjen, Ju lusim të na dërgoni emrin dhe mbiemrin e gazetarit dhe kameramanit/foto reporterit, me qëllim që të njëjtit nga ana jonë të paraqiten për hyrje në kazermën "Goce Dellçev", ndërkaq gjatë hyrjes medoemos të posedoni dokument personal identifikues.
Paraqitjen për ndjekjen e ngjarjes do të mundë ta bëni në adresën elektronike në vijim
slavica.karova@sep.gov.mk më së voni deri sot (e mërkurë), deri në ora 12:30.
Lusim ekipin Tuaj të jenë para kazermës "Goce Dellçev" me së voni deri në ora 15:00, që në kohë të mund ti kalojnë procedurat e sigurisë, ndërkaq më pas me automjetet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), brenda kazermës do të transportohen deri tek vendi ku do të zhvillohet ngjarja.