Sekretarijati për çështje evropiane shpall sesion informativ për programin e bashkëpunimit territorial Intereg Europe, të cilin e organizon në bashkëpunim me Sekretarijatin e Përbashkët të Programit.
Sesioni informativ do të mbahet me datë 4 Prill 2024 (e ejte), në periudhën nga ora 10.00 – 14.00 në qendrën për trajnime në kuadër të Sekretarijatit për çështje evropiane.
Sesioni informativ i është dedikuar thirrjes së tretë për proekte që do të hapet në periudhën 20 Mars – 7 Qershor 2024, së bashku me thirrjen për përfshirjen e shteteve të reja partnere në projektet e miratuara në kuadër të thirrjes së pare dhe të dytë.
Buxheti i thirrjes së tretë është 130 milion euro, dhe do të financojë proekte të dedikuara për të gjitha temat me rëndësi të përbashkët për vendet partnere, në përputhje me nevojat e tyre rajonale në kuadër të politikës së kohezionit.
Agjenda e ngjarjes do të shpërndahet në kohë deri tek pjesëmarrësit e regjistruar në sesionin e lartpërmendur.
Përskrim i shkurtër i programit
Intereg Europe është një program për bashkëpunim ndër-rajonal i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Buxheti total i programit prej 379 milion euro synon të mbështesë një game të gjërë përfituesish të mundshëm në nivel nacional rajonal dhe lokal, nëpërmjet financimit të projekteve me interes ndërrajonal dhe shkëmbimit të përvojave përmes Platformës për Mësim të Politikave.
Programi mbulon temat e mëposhtme:
1. Një evropë më e zgjuar
2. Një evropë më e gjelbër
3. Një evropë e lidhur mirë
4. Një evropë më sociale
5. Një evropë më afër qytetarëve dhe
6. Menaxhim më i mirë në nivel lokal
Si përdorues të mundshëm të Programit mund të paraqiten:
1. Institucionet publike
· Institucionet publike nacionale, rajonale dhe locale
· Organet e tjera përkatëse përgjegjëse për përgaditjen dhe /ose zbatimin e politikave për zhvillim rajonal
· Organet përgjegjëse për përgaditjen dhe/ose zbatiin e programeve të investimeve, punësimit dhe rritjes
2. Organizatat relevante për politikat e zhvillimit rajonal
• Organizatat mbështetëse të biznesit(agjencitë e zhvillimit, agjencitë e inovacionit, dhomat, grupet etj.
• Organizatat mjedisore (agjencitë për mbrojtjen e mjedisit, agjencitë e energjisë, organizatat joqeveritare, etj.)
• Institucionet arsimore dhe kërkimore ( universitete, qendra kërkimore, etj)
Si përdorues të mundshëm të Programit mund të jenë:
Bashkëpunimi në kuadër të Intereg Europe realizohet në dy mënyra edhe atë përmes:
1. Projektet për bashkëpunim ndërrajonal
Bëhet fjalë për projekte në të cilat bashkëpunojnë një numër i caktuar partnerësh nga rajone të ndryshme, të cilat shkëmbejnë dhe transferojnë përvoja në lidhje me një çështje/të me rëndësi rajonale.
2. Platformë Mësimi
Qasshmëria e rezultateve dhe arritja për publikun e gjërë përmes një shumëllojshmërie shërbimesh të mësimit të politikave që kanë të bëjnë me Programin. Më shumë informacione për Programin mund të gjenden në linkun e mëposhtëm https://www.interregeurope.eu/