Der Standard: Cili është qëndrimi Juaj lidhur me veton bullgare të ditës së martë për fillimin e negociatave aderuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut? Bullgaria me këtë, juve, vendit fqinj të saj, do që t’ia imponojë qëndrimin e vetë drejt historisë.
Dimitrov: Ajo ditë nuk ishte ditë e mirë as për Evropën, as për perspektivën evropiane të rajonit tonë, e veçanërisht jo për ne. Mirëpo, tani duam ta parandalojmë dëshpërimin dhe nacionalizmin dhe për këtë arsye ju kthehemi vendeve mike të BE-së, që të mund ti arrijmë standardet e BE-së pa procesin e aderimit drejt BE-së, nëse nuk do të arrijmë ta zhbllokojmë veton bullgare. Sepse, nëse procesi ynë i aderimit koncentrohet aq shumë në problemin bilateral dhe se diskutimet për historinë do të jenë më të rëndësishme sesa lufta kundër korrupsionit, pavarësia e gjyqësorit, funksionimi i institucioneve demokratike, liria e mediave, rrethi dhe energjia, atëherë ky nuk është proces që evropianizon por një proces që ballkanizon. Për këtë arsye neve na nevojitet agjendë reformuese me rrjet të miqve që janë këtu për të na ndihmuar dhe ne duhet të vendosim qëllime të qarta dhe të punojmë drejt tyre. Sepse nuk duhet të humbasim kohë.
Der Standard: A do të thotë kjo se më nuk do të mbani bisedime me Qeverinë Bullgare për çështjet historike dhe thjesht do të prisni ndryshim nga ana e Qeverisë në Sofje?
Dimitrov: Ne edhe më tej do të flasim me Sofjen, por nuk do të negociojmë për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim. Ajo është pjesë e një procesi historik, dhe jo vendim politik. Ne ia kemi borxh popullit tonë mbrojtjen e dinjitetit dhe identitetit. Mirëpo Sofja nëse nuk tërhiqet do të duhet të gjejmë mënyra të reja se si do ta evropianizojmë vendin tonë.
Der Standard: A mendoni që Bullgaria do të mbetet e vendosur?
Dimitrov: Kjo është e vështirë të thuhet. Na kanë mbetur edhe disa ditë. Por për rajonin tonë kjo jep sinjal shumë të keq. Sepse ne ishim vendi i parë këtu që nënshkruam Marrëveshjen për Stabilizimi dhe Asociimi me BE-në. Statusin kandidat kishim për 15 vjet. Fillimisht ishim të bllokuar nga Greqia, por e zgjidhëm këtë problem. Më pas Franca nisi metodologjinë e re për zgjerim, dhe tani ekziston problemi i ri me Bullgarinë. Vërtet është vështirë të kuptohet nëse BE është serioze ndaj ne. Në mars të këtij viti akoma kishte dritë jeshile nga Këshilli i BE-së - Bullgaria ishte pjesë e këtij konsensusi. Pastaj, në tetor, ne morëm Raport shumë pozitiv nga Komisioni Evropian. Ndërkaq sa ju përket kritereve politike, jemi mjaft të avancuar edhe në krahasim me ato vende që kanë negociuar për disa vjet. Tre e gjysmë vitet e fundit, ne kemi zgjidhur problemet me fqinjët tanë, bëmë hapa të mëdha drejt shoqërisë së hapur, demokratike, multietnike dhe zbatuam reforma për një shtet ligjor. Çfarë mesazhi, në të vërtet, po i dërgohet rajonit nëse kjo nuk njihet nga BE?
Der Standard: Si në të vërtetë erdh deri tek vetoja bullgare: Në vitin 2017 Sofja dhe Shkupi nënshkruan Marrëveshje për miqësi.
Dimitrov: Në tetor, vitin e kaluar, rreth zgjedhjeve lokale, parlamenti bullgar solli deklaratë politike ku fjala ishte për qëndrimet ndaj historisë. Kjo nuk ishte një befasi, por një zhvillim i keq i ngjarjeve. Kush jemi ne - domethënë Maqedonas - dhe çfarë gjuhe flasim - domethënë maqedonisht - është në të vërtetë çështje e brendshme. Kjo është çështje e vetëvendosjes. Është vështirë të kuptohet që në nenin 3 të Marrëveshjes së Lisbonës BE njeh respektimin dhe diversistetin kulturor dhe gjuhësorë, dhe njikohësht, gjuha maqedonase paraqet pengesë për fillimin e negociatave për aderim. Kjo nuk është sfidë vetëm për ne, por edhe për Bashkimin Evropian si bashkësi vlerash. Këtu në rajon, ne kemi histori të pasur, por dukshëm që nuk arritëm të krijojmë të ardhme të mjaftueshme.
Der Standard: Në kuadër të Marrëveshjes për miqësi u formua Komisioni i historianëve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. A është e mundur që për gjitha këto çështje të debatohet sërish aty, dhe jo në politikë?
Dimitrov: Po, Komisioni u formua për çështje historike, ndërkaq çështjet politike duhej ti diskutonin politikanët dhe qeveritë. Mirëpo në javët dhe muajt e fundit debati për çështjet historike u bë dominuese dhe tani po rrënon procesin politik dhe marrëdhëniet e ndërsjella. Komisioni i historianëve sërish do të mblidhet në dhjetor – ndërkaq vitin e ardhshëm pesë herë. Por, ekzistojnë pikëpamje të ndryshme. Para zgjedhjeve tona të parakohshme propozuam Komisioni të vazhdojë të punojë online. Mirëpo, në Sofje nuk mendonin ashtu. Deklarimi politik në Kuvendin Bullgar pjesërisht pengoi punën e Komisionit. Sepse historianët bullgar hodhën poshtë raportet në të cilat paraqitej adjektivori “maqedonas”. Dhe kështu kjo çështje e identitetit u bë pengesë në punën e Komisionit. Por sinqerisht: deri sa marrëveshja e përsosur në të gjitha anët për çështje historike do të ishte parakusht, atëherë Bashkimi Evropian asnjëherë nuk do të ishte krijuar. Në shkencën moderne koncepti “e vërteta historike” është vjetruar. Tani flitet për multiperspektizëm. Gjatë aderimit gjithashtu duhet të diskutohet për miratimin e së drejtës së Komunitetin dhe parimet evropiane, dhe jo çështje qendrore të jetë historia.
Der Standard: Cilin adjektiv në të vërtetë do duhej të përdoret në vend të adjektivit "maqedonas" kur bëhet fjalë për idetë e Bullgarisë?
Dimitrov: Në disa dokumente bullgare ekzistojnë pretendime të cilat të themi haptas, janë fyese. Këtu bëhet fjalë për “i ashtuquajturi komb maqedonas” dhe aty thuhet që gjuha jonë është dialekt i Bullgarisë perëndimore. Për debate të tilla nuk duhet të ketë hapësirë në Evropë në shekullin 21! Asnjë vend tjetër nuk ka bazë ligjore për hapjen e çështjeve të cilat janë në qendër të sovranitetit. Gjuha jonë është puna jonë. Ndërkaq vendosja nën dyshim gjuhën dhe identitetin e fqinjit nuk është fqinjësi e mirë, dhe sinqerisht, në vitin 2020 nuk është aspak e denjë.
Der Standard: A keni mbështetje nga vendet tjera të BE-së?
Dimitrov: Ekziston mbështetje e madhe se negociatat aderuese mund të fillojnë. Kryesimi Gjerman do të vazhdojë të punojë në atë që të mbahet konferenca ndër-qeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut në dhjetor. Ndërkaq ne edhe më tej do të kujdesemi që askujt mos i japim arsye që të na bllokojë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se do të negociohet për diçka që nuk mund të negociohet. Ne do ta evropianizojmë Maqedoninë e Veriut në këtë mënyrë ose në mënyrë tjetër. Nëse ekziston zgjidhje dinjitoze për këtë sfidë ne do ta shfrytëzojmë plotësisht procesin aderues; nëse është e mundur, atëherë do ti shfrytëzojmë rrjetet e miqve tanë dhe do të punojmë që vendin tonë ta mbajmë në gjendje të mirë kur situata të ndryshojë.
Der Standard: Vitin e ardhshëm në Bullgari do të ketë zgjedhje. Lidhur me një pyetje krejt ndryshe: terroristi nga Vjena kishte prejardhje me nënshtetësi maqedonase. Si e vlerësoni bashkëpunimin e autoriteteve austriake dhe maqedonase lidhur me këtë ngjarje?
Dimitrov: Pavarësisht a jemi pjesë e BE-së apo jo, ne, vendet evropiane, duhet sa është e mundur më shumë, ta zgjerojmë bashkëpunimin mes shërbimeve sekrete, forcave të sigurisë dhe organeve për zbatimin e Ligjit, me qëllim që të luftohet kundër terrorizmit. Do të doja ta shfrytëzoj këtë mundësi ti shpreh ngushëllimet më të thella Austrisë dhe lexuesve tuaj në Austri. Na mbështesim plotësisht Austrinë lidhur me këtë çështje dhe në luftën kundër terrorizmit. Kur dëgjova për sulmin menjëherë iu lajmërova shefit të shërbimeve tona të sigurisë, por ai më informoi që tani më janë në kontakt me autoritetet austriake. Lidhur me këtë çështje kontaktova edhe Ministrat austriak. Gjitha kanalet janë të hapura dhe ekziston bashkëpunimi i plotë edhe në nivel ekspertësh. Por, në përgjithësi, Evropa do të duhet më intensiv të fokusohet në këtë çështje, siç është kalimi i kufijve i njerëzve të caktuar dhe përhapja e informacioneve për ta. Sepse ky është kërcënim me të cilën as një vend nuk mundet të përballet vetë.