Projektet
Me qëllim të rritjen e disponueshmërisë dhe të rritjen e rrjedhave e informacioneve për Bashkimin Evropian për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe në përputhje me nevojat dhe interesat e tyre, Sekretariati për Çështje Evropiane në 25 mars 2007 hapi MK-BE Info Qendrën e saj. Interesi i shtuar i qytetarëve për t"u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe interesi për njohjen e vlerave të saj thelbësore, ishte arsya themelore e krijimit të MK-BE Info Qendrës.
Info Qendra përfaqëson një dritare informative për të marrë të dhëna aktuale dhe relevante për Maqedoninë drejt Bashkimit Evropian. Vetë roli i Info Qendrës është që të kontribuojë për transparencë më të madhe në procesin e integrimit në BE dhe përafrimit të Maqedonisë në BE. MK-BE Info Qendra synon të çrrënjosë skepticizmin që mund të ndodh për shkak të informacioneve të pamjaftueshme. Qendra përfaqëson një vend për të gjithë qytetarët në të cilën ata do të mund të marrin informata relevante dhe përgjigje të çështjeve të lidhura me konvergjencën e Maqedonisë në Unionin Evropian.
Info Qendra e Sekretariatit për Çështje Evropiane mundëson më shumë përfitime për qytetarët e Republikës së Maqedonisë përmes aksesit në ëeb-faqe dhe revista të huaja të cilat ofrojnë të dhëna dhe informacione nga më të ndryshmet për Bashkimin Evropian, për aktivitetet e Sekretariatit për Çështje Evropiane si dhe proceset reformuese të cilat i implementon Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Në MK-BE Info Qendrën cdo ditë përgatitet rishikim i mediumeve të vendit dhe të huaja përmes së cilave ndiqen risitë dhe aktivitetet lidhur me përafrimin e Republikës së Maqedonisë drejt familjes evropiane.
Info Qendra disponon një fond të pasur me literature profesionale me reth 600 tituj nga lëmia e Bashkimit Evropian. Gjithashtu në disponim janë edhe 500 libra dhe tekste profesionale dhe shkencore nga autorë të njohur nga të cilat mësohet në Univerzitetet e larta dhe me renome në SHBA, Angli, Francë dhe Gjermani, dhe të cilat janë të përkthyera në gjuhën maqedonase.
Përmes broshurave, flaerëve dhe materijaleve turistike të cilat ofrohen, mund të merret një numër i madh informatash për vendet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe institucionet e Bashkimit Evropian.
Në hapësirat e Info Qendrës gjithashtu organizohen takime të ndryshme, aktivitete, takime, intervista dhe debate nga tema të ndryshme.
Në 7 Maj të vitit 2013 Sekretariati për Cështje Evropiane, në hapësirën e Info Qendrës promovoi projekt inicijativën “Të Rinjtë për Evropën”.
Jemi në dispozicion pë të gjithë qytetarët cdo ditë pune nga ora 09:00 deri në orën 17:00.
Telefon kontakti: (02) 3223 641