Lajme
17.9.2019 10:15
Me ftesë të
Ministrisë për Financa dhe Zëvendësministres
d-r Shiret Elezi, Sekretarja Shtetërore në SÇE z-nja Kalinka Gaber
kishte fjalën e saj në “Konferencën për qëndrueshmërinë e projektit financuar
nga mjete IPA”. Konferenca u organizua si ngjarje fundit e projektit financuar
nga BE-ja me numër 2018/399593/2 “mbështetje të autoriteteve nacionale për
përmbushjen efektive të kushteve të përcaktuara me marrëveshje për financim dhe
gjetjet nga revizioni lidhur me zbatimin e ndihmës IPA II”, ku mes
shfrytëzuesve tjerë paraqitet edhe Sektori për avancim me mjetet nga instrumenti
për ndihmë paraadreuese – IPA.
Projekti edhe pse
me buxhet të ulët nga mjetet që qëndrojnë në dispozicion përmes Instrumentit
për integrimin evropian përsëri është e rëndësisë së veçantë sepse adreson edhe
një aspekt nga zbatimi i suksesshëm të projekteve dhe vetë projekti kontribuon
edhe në absorbimin e mjeteve IPA- theksoi Sekretarja Shtetërore Gaber.
Në konferencë u
prezantuan Udhëzimet për qëndrueshmëri të projekteve financuar me mjetet IPA që
planifikohen të sillet nga ana e Ministrisë së Financave, dhe do ti rregullojë
detyrat e strukturës operative dhe shfrytëzuesit e fundit në pjesën e sigurimit
të qëndrueshmërisë. Në kuadër të së njëjtës do të kemi mundësi të njoftohemi me
përvojë pozitive në implementimin e projekteve investuese të IPA-s nga ana e dy
shfrytëzuesve përfundimtar, me referim për hapat dhe aktivitetet me qëllim të
sigurimit të qëndrueshmërisë së të njëjtave.
Çështja e
qëndrueshmërisë së projekteve me implementimin e tyre bëhet aktuale me kërkesat
e Komisionit Evropian të shënuara në korrespodencën e mbylljes së programit IPA
1 dhe në gjetjet e revizionit të KE-së për akreditim të IPA strukturës për
menaxhim indirekt me mjetet IPA në kuadër periudhës programore IPA 2. Vetë koncepti
i qëndrueshmërisë të projekteve infrastrukturore/investuese (marrëveshje për
punë/blerjen e pajisjeve) përfshin kritere
për ndjekjen e qëndrueshmërisë, nga aspekti i disa aspekteve kryesore:
-
Transferimi
i pronësisë të investimeve/pajisjeve nga organi kontraktues (CFCD/ Ministria e
Financave) në shfrytëzuesin përfundimtar.
-
Kontabiliteti
i evidencave të investimeve/pajisjeve në sistemin për evidencë në shfrytëzuesin
përfundimtar
-
Shfrytëzim
i investimeve/ pajisjeve në përputhje me qëllimin për se janë blerë/ndërtuara
dhe evidentim për shfrytëzimin e tyre.
-
Sigurim
i të hollave dhe kapacitete për mirëmbajtjen e investimeve/pajisjeve të cilët
janë blerë/ndërtuar.
-
Respektim
i rregullave për vizuale të BE-së
Në kuadër të sistemit të menaxhimit indirekt me mjetet IPA, rrol në
ndjekjen e qëndrueshmërisë të projekteve kanë autoritetet në vijim:
-
IPA Koordinatori Nacional (NIPAK)- Zëvendëskryeministri për Çështje
Evropiane dhe sektorët në kuadër të SÇE-së që ju jep mbështetje – bën ndjekjen
e qëndrueshmërisë së projekteve nga aspekti i përmbushjes së qëllimeve të
projekteve dhe programeve në përgjithësi.
-
Koordinatori Nacional për Autorizim (NAO)-
këshilltar i jashtëm në
MF dhe Sektori për menaxhim me IPA që jep mbështetje – bën ndjekjen e
qëndrueshmërisë së projekteve në nivel të marrëveshjes nga aspekti përmbushjes
së kritereve për qëndrueshmërinë e lartë përmendur (përmes zbatimit të
kontrolleve në vend në bazë ad hoc)
-
IPA Koordinatori - nëpunës në çdo ministri shfrytëzues i mjeteve
IPA dhe sektori/njësia që jep mbështetje – bën
monitorim të drejtpërdrejtë të qëndrueshmërisë të të gjithë projekteve në
kuadër të portofolit në institucionin e tyre (te të gjithë shfrytëzuesit e
fundit përmes zbatimit të kontrolleve në vend).
-
Shfrytëzuesit e fundit – institucionet shtetërore në nivel qendror
dhe lokal, përfshirë edhe ndërmarrjet publike, shoqëri aksionare në pronësi të
shtetit dhe pushteti gjyqësor. Të njëjtët janë përgjegjës për shfrytëzimin e
qëndrueshmërisë së projekteve investuese të financuara nga IPA.
Qëllimi i udhëzimeve për qëndrueshmëri të projekteve të financuara nga
mjetet e IPA-s do të jetë rregullimi i rrolit të shfrytëzuesve të fundit në
procesin e sigurimit të qëndrueshmërisë së projekteve, si dhe ta shpjegoj
rrolin e organeve mbikëqyrës në kuadër të sistemit për ndjekje të kësaj
qëndrueshmërie.