Lajme
12.6.2014 13:08
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi sot mori pjesë dhe kishte fjalën e tij në shënimin e fillimit të projektit; “Përforcimi i kapaciteteve të sigurisë së ushqimit, politikës sanitare dhe fitosanitare”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian përmes fondeve për ndihmë para-aderuese – IPA (TAIB).
Qëllimi kryesor i projektit është që të përmirësohet mbrojtja shëndetësore e njerëzve, kafshëve dhe bimëve, përmes përforcimit të kapaciteteve institucionale të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, të Drejtorisë fitosanitare dhe Laboratorit fitosanitar. Gjithashtu planifikohet përforcim i kapaciteteve për mbikëqyrje të organizmave të dëmshme dhe bimëve si dhe përgatitje për akreditim të shërbimeve inspektoriale sipas standardeve të BE-së.
Besimi në fjalën e tij theksoi se fillimi i këtij projekti, është sukses u madh meqë përmes tij mbështetet një nga institucionet më të mëdha dhe më të rëndësishme për miratim dhe zbatim të legjislacionit nacional në fushën e ushqimit dhe mirëqenies së kafshëve.
“Procesi i integrimit evropian është proces i gjatë dhe i shtrenjtë, por edhe proces i mësimit” – tha Besimi duke shtuar se projekti është fituar me përkushtim maksimal profesional të kapaciteteve nacionale, si në fushën e programimit, ashtu edhe në tenderim ndërkaq me të njëjtin përkushtim dhe elan do të vazhdojë edhe implementimi i tij.
Zëvendëskryeministri Besimi në fund të takimit të pranishmëve u uroi realizim të suksesshëm të programit dhe plotësim të rezultateve të pritura.