Lajme
11.6.2014 18:26
Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane sot u mbajt takim mes Zëvendëskryeministrit të Qeverisës së Republikës së Maqedonisë, Dr. Fatmir Besimi dhe drejtores së Drejtoratit për Zgjerim në Komisionin Evropian, z-nja Aleksandra Kas Granje.
Gjatë takimit u këmbyen mendime rreth përpjekjeve dhe arritjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pikëpamje të procesit reformues eurointegrues, si dhe për situatën e përgjithshme pas zgjedhjeve në vend.
Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se procesi eurointegrues ngel prioritet primar strategjik edhe i Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë e cila është në proces të formimit.
Në takim ai potencoi se Republika e Maqedonisë edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me përkushtim të punojë në procesin reformues, avancimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe vendet e rajonit, si dhe me implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe kultivimin e bashkëjetesës si një veçori pozitive e shoqërisë sonë.
Besimi gjithashtu theksoi se Qeveria e Republika së Maqedonisë e miratoi Programin Nacional të rishqyrtuar për miratim të së drejtës së BE-së – NPAA, si platformë më e gjerë kombëtare për procesin e aderimit. E njëjta është rezultat i gjithëpërfshirjes masive, kapacitetit të lartë dhe aftësisë së administratës së Maqedonisë për planifikim të procesit edhe krahas mungesës së skriningut dhe datës për fillim të negociatave, që paraqet vërtetim se Republika e Maqedonisë është e gatshme për fillimin e negociatave si dhe për kalimin në fazën e dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA).
Zëvendëskryeministri gjatë takimit theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë si dhe strukturat nacionale IPA, janë të përkushtuara në përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të sistemit të decentralizuar, tash më të vendosur, për zbatim të IPA. Kështu, me përcaktimin e masave dhe afateve konkrete, në mënyrë të drejtëpërdrjetë kontribuohet në përmirësimin e punës së këtyre strukturave, si dhe bëhet monitorim i rregullt përparimit të realizuar nga ana e Qeverisës së Republikës së Maqedonisë.
Gjatë bisedës, theks i veçantë u vendos në programimin e kornizës ligjore të miratuar nga Komisioni Evropian për IPA 2, 2014-2020, duke përfshirë edhe hapat e ardhshëm për konsultime në Marrëveshjen Kornizë, nënshkrimi i së cilës duhet të rrumbullakësohet në fund të vitit 2014, me çka do të hapen mundësi për kontraktime të marrëveshjeve financiare individuale.