Lajme
06.6.2014 10:30
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi sot realizoi takim me ambasadorin e tit ë Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Çarls Garet.
Duke i uruar sukses në mandatin e ri, Besimi bisedoi për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve dhe në këtë drejtim edhe për mundësitë për vazhdimin dhe për thellimin e saj.
Zëvendëskryeministri Besimi në takim theksoi rëndësinë e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Maqedonisë në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian.
Mes të tjerash, në takim u bisedua për bashkëpunimin miqësor mes dy vendeve edhe në fusha të tjera siç janë Fondet Evropiane, për të cilat ndihma eksperte e Britanisë së Madhe është me shuam rëndësi për Republikën e Maqedonisë.