Lajme
04.6.2014 19:54
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot takoi drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian Kristijan Danielson, i cili qëndron në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.
Në takim u bisedua për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë si dhe për reformat të cilat realizohen me qëllim të plotësimit të reformave të tjera. Ashtu siç theksoi Besimi, euro-integrimet mbeten prioritet i lartë i Qeverisë së ardhshme e cila është duke u formuar.
Zëvendëskryeministri Besimi në takim theksoi se në periudhën e kaluar Qeveria e Republikës së Maqedonisë pavarësisht sfidave politike në periudhën pas-zgjedhjeve, punoi me përkushtim të plotë në realizimin e detyrimeve nga Dialogu për Aderim në Nivel të Lartë - DANL dhe miratoi propozim-listën e të qëllimeve dhe prioriteteve të zgjedhura si platformë për vazhdimin e DANL të cilat kanë të bëjnë me reformat në gjyqësor, luftës kundër korrupsionit, lirisë së shprehjes dhe mediumeve, marrëdhënieve ndëretnike dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore.
Në takim gjithashtu u bisedua për zgjedhjet e mbajtura, dhe u shpreh përkushtim që në mënyrë adekuatë të adresohen rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të realizohen në përputhje me planin aksionar i cili tashmë është në përgatitje.
Besimi bisedoi edhe për angazhimin e fortë të Qeverisë dhe institucioneve rreth programimit të IPA programit të ri 2014-202 dhe vuri në dukje se gjithnjë e më shumë punohet në përmirësimin e fuqisë absorbuese të institucioneve shtetërore me qëllim të shmangen situata të humbjes së fondeve për mbështetjen e reformave.
Në fund Besimi i uroi Danielsonit për zgjedhjet demokratike të realizuara në BE dhe shtoi se është me rëndësi që zgjerimi i BE-së të jetë në agjendën e parlamentit të ri Evropian.