Lajme
18.3.2013 09:02
Sot, zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, zhvilloi takime individuale me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, zonja Dirdra Bojd koordinator i përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe përfaqsues i përhershëm i UNDP-së në Maqedoni dhe drejtoreshën e re të zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, zonja Tatiana Proskoruiakova.
Në takimin mes zëvendës Kryeministrit Besimi dhe zonjës Bojd u theksua gatishmëria për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe UNDP.
Në këtë kontekst, zëvendës Kryeministri Besimi theksoi se tani vëndi është në një fazë kyçe në rrugën drejt qëllimeve të saja strategjike - anëtarësimi në BE dhe NATO, dhe mbështetja e UNDP në këtë proces vecanërisht mbështetja në Dialogun për Qasje në Nivel të Lartë është me rëndësi shumë të madhe për Republikën e Maqedonisë.
Në takim zëvendës Kryeministri Besimi theksoi edhe rëndësinë e mbështetjes të cilën UNDP e jep për Sekretariatin për cështje Evropiane nëpërmjet projektit në vazhdimësi “Ndërtimi i kapaciteteve për Koordinim të Ndihmave” i cili mbështet qeverinë në koordinimin me ndihmat dhe vendosjen e Qasjes së bazuar në Programim e cila tani është bazë për programimin e perspekitvës së re EU –IPA për periudhën 2014-2020. Gjithashtu, biseduan për mundësi të reja për bashkëpunim.
Koordinatori i përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe përfaqsues i përhershëm i UNDP-së në Maqedoni, zonja Bojd theksoi se fokusi i UNDP është në kontribuimin dhe plotësimin e përpjekjeve kombëtare për përmbushjen e prioriteteve nacionale dhe Planit Aksionar për integrim në BE, vecanërisht në zonat e përputhura më mandatin e OKB.
Në takimin me drejtoreshen e zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, zonja Tatiana Proskoruiakova, u theksua rëndësia për Republikën e Maqedonisë që në këtë periudhë të tregohet progres në procesin e integrimit në BE ndërsa u dakorduan edhe për takime plotësuese mes sekretariatit për cështje Evropiane dhe zyrës së Bankës Botërore në Shkup me qëllim të definimit të sferave të bashkëpunimit në progress të agjendës Evropiane.
Në fund, zëvendës Kryeministri Besimi u falenderua për urimet e drejtuara për funksonin e ri, dhe uroi sukses të mëtutjeshëm në funksionin e drejtorit të ri të Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, si dhe siguroi se personalisht do të angazhohet për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm mes Sekretariatit për cështje Evropiane dhe Bankës Botërore.