Lajme
14.3.2013 14:56
Sot zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi u takua me ambasadorin e Zvicrës në Republiken e Maqedonisë, SH.T. Stefano Lazarato.
Në këtë takim të parë të Besimit si zëvendës Kryeministër i Qeverisë me Ambasadorin Lazarato, u bisedua për bashkëpunimin e vazhdueshëm si dhe përforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, kurse theks të vecantë iu vendos vazhdimit të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë në Republikën e Maqedonisë.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e dialogut politik mes palëve të ndryshme politike si dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndëretnike, si faktor kyç për zhvillim dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë.
Ambasadori Stefano Lazarato në takim njoftoi zgjerim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në Republikën e Maqedonisë në sektorë të rinj, duke përfshirë edhe projekte të reja me qëllim të mbështetjes të zhvillimit ekonomik si zvogëlimi i papunësisë dhe rritja e konkurencës, mbështetjes së demokracisë me theks në forcimin e kapaciteteve të qeverisjes lokale dhe sektorit joqeveritar, të shëndetësisë dhe ngjashëm.
Në fund, zëvendës Kryeministri Besimi falenderoi amabasadorin për urimet e drejtuara për funksionin e ri, si dhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Zvicrës për Republikën e Maqedonisë, dhe siguroi ambasadorin se personalisht do të përkushtohet dhe do të angazhohet për vazhdimin dhe përforcimin e këtij bashkëpunimi.