Lajme
20.3.2014 17:42
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane dr. Fatmir Besimi dhe ministri i punëve të jashtme Nikolla Poposki sot realizuan takim me Eurokomesarin për zgjerim të Bashkimit Evropian Shtefan Fyle.
Në takim u bisedua për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë dhe të rajonit ndërkaq theks i veçantë u vendos në Dialogun Aderues të Nivelit të Lartë (DANL) ku bashkëbiseduesit u pajtuan që takimi i radhës i nivelit të lartë të mbahet pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Gjithashtu në takim u bisedua për temat e mundshme kryesore të cilat do të përfshihen në Dialogun e Nivelit të Lartë të radhës e të cilat janë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, sundimi i së drejtës dhe të drejtat fundamentale.
Mes tjerash në takim u konfirmua se edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, integrimi i vendit në Bashkimin Evropian do të vazhdojë të ngel si prioritet kryesorë strategjik i vendit.