Lajme
14.3.2014 13:56
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Beismi, sot realizoi takim me nënsekretaren shtetërore të Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës së Polonisë, z-nj Henrika Moshcicka-Dendis.
Në takim Besimi theksoi përcaktimin strategjik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe përparimin në implementimin e kriteriumeve për anëtarësim në BE dhe përpjekjet që bën Qeveria në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, me çka Maqedonisë do t’i hapen rrugët për integrime evropiane dhe euroatlantike.
Nënsekretarja e Ministrisë së punëve të jashtme të Polonisë, Dendis, theksoi se Republika e Polonisë mbështet fuqishëm zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Maqedonisë në këtë rrugë, duke potencuar se qëndrojnë në disponim për këmbimin e përvojës së tyre në implementimin e reformave dhe plotësimin e kritereve të BE-së.
Besimi u falënderua për përkrahjen që ofron Republika e Polonisë si partner i vendit tonë në procesin e eurointegrimeve dhe njëherit theksoi se duhet të punohet më tepër në thellimin e bashkëpunimi ekonomik, gjë që do të rrisë numrin e investimeve polake në Republikën e Maqedonisë.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se marrëdhëniet e mira bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Polonisë edhe më tej do të vazhdojnë dhe po ashtu nënvizuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në sferën e kulturës, arsimit, shkencës, shëndetësisë, gjyqësisë dhe sundimit të së drejtës, prioritete të cilat paraqesin forcë lëvizëse të vendit kah BE.