Lajme
29.1.2014 13:53
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me gjashtë universitete të Republikës së Maqedonisë.
Memorandumi u nënshkrua nga ana e Rektorit të Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi”, prof. Dr. Velimir Stojkovski, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, prof. Dr. Zamir Dika, rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. Dr. Vulnet Ameti, rektori i Universitetit “Sh. Klimenti i Ohrit” – Manastir, prof, Dr. Zllatko Zhoglev, prorektori i Universitetit “Sh. Apostulli Pavli” – Ohri, prof. Dr. Ivan Bimbilovski dhe prorektori i Universitetit Goce Delçev - Shtip, prof Dr. Emilija Janeviq Ivanovska.
Ky Memorandum u nënshkrua me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Universiteteve në Republikën e Maqedonisë dhe me të njëjtin parashikohet përgatitja e projekteve të përbashkëta kërkimore, debateve, ligjëratave dhe aplikim i përbashkët për financimin e tyre në vend dhe jashtë vendit.
Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se parashikohet praktikë e studenteve në Sekretariat në kuadër të programeve arsimore të cilat do të realizohen në suazat të integrimeve evropiane. Thirrja e parë për vullnetarë do te jetë i hapur për të gjithë studentët e interesuar për vitin 2014 - shtoi Besimi.
Mes tjerash me këtë Memorandum parashikohet ndarja e bursave për nëpunës shtetërorë, për studime të magjistraturës, nga fusha e studimeve evropiane në Maqedoni dhe jashtë vendit, ndërkaq gjithashtu do të hapen BE-Info Kënde në Universitete, gjegjësisht në katedrat që realizojnë studimet që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve evropiane.
Rektorët të cilët e nënshkruan Memorandumin shprehën kënaqësinë për këtë nismë, dhe përshëndetën hapin e ndërmarrë për thellimin e bashkëpunimit mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Universiteteve, me çka sipas tyre, të rinjtë do të kenë mundësi të shkëlqyera pët njohje dhe informim detal për procesin integrues të vendit, si dhe mundësi për studime post-diplomike në vend dhe jashtë vendit.