Lajme
05.12.2013 16:08
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot qëndron në vizitë njëditore në Republikën e Sllovenisë.
Gjatë vizitës zëvendës Kryeministri Besimi u takua me zëvendës Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Slovenisë dhe Ministër i Punëve të jashtme Z. Karl Erjavec, me sekretarin shtetëror në Ministrinë Slovene të Punëve të Jashtme Z. Igor Sencar si dhe me përfaqësues të Komitetit për Cështje Evropiane në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë.
Në takimin më zëvendës Kryeministrin e Qeverisë dhe Ministër i Punëve të jashtme Z. Erjavec u bisedua për përvojën e Slovenisë në aderimin e saj në Bashkimin Evropian dhe për mundësitë si ajo përvojë të përcilelt në Republikën e Maqedonisë.
Zëvendës Kryeministri Besimi informoi për aktivitetet dhe përpjekjet e Maqedonisë për përmbushjen e reformave të nevojshme dhe përmbushjen e rekomandimeve nga Raporti i Komisionit Evropian para Samitit të Komisionit në Dhjetor.