Lajme
13.3.2013 18:01
Sot zëvendës Kryeministri i Qeverisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, hapi prezantimin e IPA 2 Udhëzim për Programim Sektorial, e cila u mbajt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë me përfaqësues të të gjitha Institucioneve Shtetërore të RM, në kuadër të vizitës disa ditore të ekipit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë për përgatitje për IPA 2 (2014-2020).
Zëvendës Kryeministri Besimi në prezentim theksoi se në periudhën e kaluar jemi vendosur para një sfide – të krijojmë një bazë të fortë për implementimin e IPA 2, me qëllim që të sigurohet shfrytëzimi efikas dhe efektiv i mjeteve në periudhën e ardhshme 7 vjeçare.
Në fund zëvendës Kryeministri Besimi inkurajoi të pranishmit të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe praninë e përfaqësuesve të Komisionit Evropian që nëpërmjet diskutimeve dhe dialogut të kuptojnë IPA-n e re dhe të gjitha idetë pas saj.
Në kuadër të vizitës disa ditorë të ekipit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, dje (11.03.2013) zëvendës Kryeministri i Qeverisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi u takua me David Kallen, përgjegjës për Republikën e Maqedonisë në Direktoratin Gjeneral për zgjerim të Komisionit Evropian dhe Nikolas Nahtigall Marten, IPA coordinator për vendin në Direktoratin Gjeneral për zgjerim.
Në takim u bisedua për procesin e euro-integrimeve të Republikës së Maqedonisë kurse theks të veçantë iu vendos shfrytëzimit të fondeve nga Instrumenti për mbështetje para anëtarësimit (IPA) për periudhën e ardhshme 2014-2020.
Zëvendës Kryeministri Besimi theksoi se aderimi në BE mbetet prioritet i lartë strategjik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në të cilën do të punohet me përkushtim maksimal, me qëllim që përmes dialogut të tejkalohen të gjitha sfidat me të cilat përballemi në procesin reformues.
Në aspektin e aktiviteteve të cilat janë ndërmarrë për programimin e fondeve të IPA 2, Besimi informoi se janë krijuar grupe punuese me përfaqësues të institucioneve përkatëse shtetërore të cilat punojnë për identifikimin e projekteve për të cilat do të shfrytëzohen këto mjete.
Në fund, zëvendës Kryeministri Besimi u falenderua për mbështetjen të cilën vendi e merr na Bashkimi Evropian në procesin e planifikimit dhe implementimit të projekteve të cilat janë të mbështetura nga fondet IPA. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë për Republikën e Maqedonisë që në këtë periudhë të tregohet progres në drejtim të fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe nevoja që të gjitha palët relevante në vend të kontribuojnë në këtë proces.