Lajme
27.11.2013 17:15
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim pune me drejtorin e Komunitetit Evropian të Energjisë Z. Jonas Kopak, i cili bashkë me delegacion është në vizitë rajonale të vendeve nënshkruese të Marrëveshjes për krijimin e Komunitetit Energjetik.
Temë e takimit ishin detyrimet e Republikës së Maqedonisë të cilat i ka ndërmarrë me nënshkrimin e Marrëveshjes për krijimin e komunitetit Energjetik.
Në takim bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime lidhur me implementimin e Paketit të dytë Energjetik të Bashkimit Evropian, si dhe planet për zhvendosje të Paketit të tretë Energjetik në drejtim të përafrimit të legjislaturës nacionale me legjislaturën e Bashkimit Evropian.
Zëvendës Kryeministri Besimi u zotua për promovim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Komunitetin Energjetik dhe plotësimin e detyrimeve të mbetura të cilat rrjedhin nga antarësimi i Republikës së Maqedonisë në këtë organizatë.