Lajme
25.11.2013 13:25
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonsië për [ështje evropiane Dr. Fatmir Besimi sot u takua me koordinatorin e përhershëm të Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Republikën e Maqedonsië, z-nj Luiza Vinton.
Zëvendëskryeministri Besimi përshëndeti dhe I uroi suksese zonjës Vinton në funksionin e ri.
Në takim u bisedua për inicijativat e Sekretarijatrit p;r {ështje Evropiane si dhe për aktivitetet që realizohen në kuadër të agjendës evropiane si dhe për IPA takimet koordinative lidhur me IPA 2007-2013, e poashtu edhe për periudhën programore për IPA 2014-2020.
Zonja Vinton informoi për sferat në të cilat Kombet e Bashkuara dhe UNDP bashkëpunojnë me Republikën e Maqedonisë, dhe potencoi prioritetet e saja në periudhën e mandatit të saj.
Në fund të takimit bashkëbiseduesit u dakorduan për bashkëpunim dhe koordinim të mëtutjeshëm dhe për realizimin e trakimeve të punës për arritjen e qëllimeve të përbashkëta në fushat si[ janë punësimi, mjedisi jetësor, të rinjtë dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.
Zëvendës Kryeministri Besimi sot gjithashtu kishte fjalën e tij në konferencën e Komisioneve të Kuvendit p;r {;shtje Evropiane t; shteteve tërfshira në procesin e stabilizim asociimit te Evropës Juglindore – KOSAP, e cila u realizua në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë