Lajme
20.11.2013 15:04
Sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane zëvendëskryeministri Besimi, në kuadër të komunikimit të rregullt tash më të krijuar me organizatat e shoqërisë civile, realizoi takim pune ku u bisedua për Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, si dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmerr Sekretariati për Çështje Evropiane në drejtim të definimit të Planit Akcional dhe përgatitjes së Programit Kombëtar për Adoptimin e Acquis - NPAA për vitin 2014.
Gjatë takimit Besimi theksoi se “Procesi i integrimit evropian është proces inkluziv, kërkon përfshirje të të gjitha palëve që mund të kontribuojnë në drejtim të përforcimit të vizibilitetit publik dhe të ndikojnë në procesin e nxitjes. Qasja transparente dhe inkluzive mundet vetëm të na ndihmojë në arritjen e qëllimit tonë përfundimtar i cili është anëtarësimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian”.
Sektori civil ka një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e një shteti të zhvilluar demokratik, ndaj Sekretariati për Çështje Evropiane Ju qëndron në disponim për të marr parasysh idetë dhe propozimet me ç’ka Ju mund të jepni kontributin tuaj në procesin e integrimit evropian – shtoi Besimi.
Gjatë takimit u iniciuan kritika dhe ide të shumta pozitive dhe negative të cilat në të ardhmen mund të rezultojnë me hapa konkret.
Në fund të takimit u shpreh vullneti për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm si dhe mundësia që Sekretariati për çështje Evropiane ua jep organizatave civile për shfrytëzimin falas të “Sallës për konferenca” të institucionit, për organizimin e Konferencave dhe Debateve që janë me interes publik.