Lajme
01.11.2013 10:55
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë përgjegjës për Cështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi sot realizoi takim pune me deputeten e Parlamentit Evropian z-nja Doris Pak, e cila qëndron në Republikën e Maqedonisë në ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer.
Në takim u bisedua për përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për përmbyllje sa më të shpëejtë të reformave dhe integrimit të vendit drejt strukturave Euro-Atlantike, për cka ishte konfirmuar mbështjetja e Republikës së Gjermanisë por edhe mbështetja e Fondacionit Konrad Adenauer për Maqedoninë.
Temat për të cilat u bisedua ishin reformat në Republikën e Maqedonisë, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe marrëdhëniet e mira ndëretnike, për të cilat Pak theksoi se promovimi i vlerave Evropiane do ta sjellin Evropën në Maqedoni.
Zëvendës kryeministri Besimi theksoi se Republika e Maqedonisë, rekomandimin e KE për nisjen e bisedimeve e pranoi si shenjë se Maqedonia qëndron në agjendën për zgjerim të Bashkimit Evropian, dhe informoi se tash paraprinë përpjekjet për plotësimin e rekomandimeve të cilat dalin nga Raporti i KE.