Lajme
11.3.2013 06:16
Sot në Sekretariatin për cështje Evropiane u mbajt seanca e tridhjet e dy e Komitetit Punues për integrim Evropian (KPIE) me të cilën udhëhoqi zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi.
Në mbledhje morrën pjesë sekretarët shtetëror të institucioneve shtetërore, udhëheqësit e grupeve punuese për përgatitjen e programit Nacional për harmonizim të legjislacionit kombëtar me legjislacionin evropian për vitin 2013 (PNHAcquis) si dhe udhëheqësit e nënkomiteteve të ministrive.
Seanca e sotme e KPIE ishte dedikuar statusit të realizimit të qëllimeve prioritare të caktuara në Dialogun e Qasjes në nivel të lartë; statusit të Realizimit të Programit Nacional për Harmonizim të legjislacionit kombëtar me legjislacionin evropian (PNHAcquis); realizimit të detyrimeve nga marrëveshja për stabilizim dhe asocim si dhe statusit të IPA.
Zëvendës Kryeministri Besimi theksoi se në rrjedhë janë përgatitjet për mbajtjen e takimit të katërt të Dialogut të Qasjes në nivel të lartë dhe në periudhën e ardhëshme do të jetë i nevojshëm angazhimi maksimal i të gjithë institucioneve përgjegjëse të cilat kanë për detyrim të realizojnë aktivitetet e parapara.