Lajme
26.6.2013 16:34
Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë për cështje evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot qëndroi për vizitë pune në Republikën e Bullgarisë, gjatë së cilës u takua me Zëvendës kryeministrin e Qeverisë së Bullgarisë, Zinaida Zlatanova, si dhe me Ministrin e punëve te jashtme Kristijan Vigenin.
Gjatë takimit me Zëvendës Kryeministrin e Bullgarisë Zlatanova, Besimi e adresoi progresin e realizuar për implementimin e aktiviteteve te agjendës evropjane. Në këtë drejtim, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë Besimi e theksoi rëndësinë e vazhdimit të Agjendës evropjane në të ardhmen.
Gjithashtu , Besimi e potencoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë në drejtim të përforcimit të marëdhenieve bilaterale me Republikën e Maqedonisë , vazhdimin e takimeve në nivel të lartë, implementimin e vazhdueshëm të marëveshjeve ekzistuese, si edhe nënshkrimin e të rejave me qëllim të vazhdimit te marëdhenieve të mira fqinjësore.
Bashkëpunimi me Republikën e Bullgarisë në rrugën tonë drejt anëtarsimit të plotë në integrimet evropjane dhe evroatlantike zhvillohet në bazë të Memorandumit në mes dy vendeve për integrim evropjan dhe evroatlantik, konstatuan bashkërisht.
Republika e Maqedonisë e intersuar për avansimin e dijalogut politik në nivel më të lartë me Republikën e Bullgarisë, duke përfshirë vizitat zyrtare të përforcuara me takime më intenzive në nivel profesional dhe teknik, tha zëvendëskryeministri Besimi.
Ruajtja e marëdhënieve fqinjësore me vendet e regjionit është në veçanti me rëndësi për Republikën e Maqedonisë në procesin e aderimit drejt Unionit Evropjan, dhe gjithashtu pjesëmarja konstruktive në marëdhëniet bilaterale me Republikën e Bullgarisë, tha Besimi.
Nikoqirët ishin të informuar për aktivitetet dhe realizimin e proceseve reformuese në shtet, vecanërisht në drejtim të realizimit të rekomandimeve në sferat, të cilat janë shënuar si kyçe nga ana e Komisionit Evropjan, si që janë : gjyqsia , administrata publike, liria e shprehjes dhe sfera të tjera. Në këtë kontekst zëvendës kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Besimi informoi për aktivitetet e Dialogut në nivel të lartë me Komisionin Evropjan, si edhe për dialogun teknik për kapitujt 23 dhe 24. Qëllimet dhe obligimet që dalin nga ky dialog janë të përfshira në Planin operativ të përbashkët dhe paraqesin motiv më shumë dhe udhëyime në realizimin e aktiviteteve në procesin e përafrimin drejt Unionit.
Interes i veçantë u shpreh ne lidhje me bashkpunimin regjional, me theks të veçantë përdorimi i fondeve finaciare evropiane, posaçërisht nëpërmjet IPA programës për bashkpunim ndërkufitar. Praktika e deritanishme tregon trend pozitiv në këtë lloj bashkpunimi, e cila për të mirën e te dy palëve është e përkrahur edhe nga ana e Komisionit Evropian.
Nga ana e nikoqirve u shpreh mirëkuptim në lidhje me sfidat aktuale të Maqedonisë, gatishmëri për përparim të mardhënieve bilaterale, dhe u konfirmua përkrahja dhe ndihma për realizimin e përpjekjeve të cilat Maqedonia i bëri në drejtim të përmbushjes së obligimeve dhe kriteriumeve në procesin e integrimit ne strukturat evropiane. U përshendet dinamika e realizimit të aktiviteteve në kuader te Dialogut në nivel të lartë ndërmjet shtetit tonë dhe Komisionit evropian, e cila e konfirmon përkushtimin e Maqedonisë në realizimin e qëllimit strategjik. Në keto kontekst u theksua gatishmëria për ndihmë konkrete në kaptiujt e caktuar, si dhe eksperienca për shfrytzimin e IPA dhe IPARD fondeve.
Në fund u theksua se pavarësisht vendimit te Brukselit, Republika e Maqedonisë vazhdon me agjendën e reformave dhe mardhëniet e mira fqinjësore, ku sipas ministrit bullgar për punë të jashtme është politikë reale për tejkalimin e situatës.