Lajme
12.3.2025 07:42
Sot në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt panel diskutim në temë “Metodologjia e zgjerimit: Shkëmbim i qëndrimeve për konceptin e integrimit gradual”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Instituti Zhak Delor, në bashkëpunim me Ministrinë për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Ngjarja u hap me fjalimet përshëndetëse të Ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe Ambasadorit francez, Kristof Le Rigoler. Në fjalën e tij, Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e integrimit gradual si qasje strategjike që sjell përfitime konkrete për vendet kandidate gjatë procesit të aderimit. Ai theksoi se Metodologjia e re e zgjerimit dhe Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor e përforcojnë dinamikën e procesit të aderimit përmes hapave të qartë dhe të strukturuar. Ai nënvizoi se integrimi gradual paraqet mundësi thelbësore për përforcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike mes Bashkimit Evropian dhe vendeve aspirantë.
Murtezani gjithashtu theksoi se bashkëpunimi rajonal është element kyç i integrimit gradual, duke e potencuar rolin e Procesit të Berlinit në avancimin e infrastrukturës, tregtisë dhe tranzicionit energjetik. Ai theksoi se zhvillimet e fundit gjeopolitike përforcojnë nevojën për integrim më të shpejtë dhe më thelbësor të Ballkanit Perëndimor në BE. “Zhvillimet e fundit gjeopolitike, veçanërisht pushtimi rus i Ukrainës, më shumë përforcuan rëndësinë strategjike të zgjerimit të BE-së, duke potencuar nevojën për Evropë të bashkuar dhe të qëndrueshme”, përfundoi Murtezani.
Pas fjalimeve hyrëse, vijoi panel diskutimi me pjesëmarrjen e ekspertëve nga fusha e integrimeve evropiane, të cilët analizuan aplikimin e integrimit gradual në kontekstin më të gjerë të zgjerimeve evropiane.
Në vazhdim vijon fjalimi integral i Ministrit Murtezani:
Shkëlqesia Juaj, Ambasador Le Rigoler, të nderuar panelistë, kolegë të nderuar dhe të nderuar të ftuar,
Me kënaqësi të veçantë ju dëshiroj mirëseardhje në këtë diskutim të përshtatshëm në temë "Metodologjia e zgjerimit: Shkëmbimi i qëndrimeve për konceptin e integrimit gradual". Diskutimi i sotëm është i rëndësisë së veçantë sepse është mundësi të hulumtohet zhvillimi kryesor i aderimit në Bashkimin Evropian drejt zgjerimit, proces që ndikon drejtpërdrejt në Ballkanin Perëndimor dhe në të ardhmen e rajonit të Bashkimin Evropian. Fillimisht, dëshiroj të shpreh mirënjohje të sinqertë Ambasadës së Francës dhe Institutin Zhak Delor për bashkëpunimin e tyre me Ministrinë për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut në organizimin e kësaj ngjarjeje.
Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian pësoi ndryshime të rëndësishme, veçanërisht në qasjen e tij ndaj integrimit të shteteve të reja anëtare. Koncepti i integrimit gradual, i prezantuar me Metodologjinë e re të zgjerimit, ka për qëllim ta bëjë procesin e aderimit në BE më dinamik, më transparent dhe më thelbësor për vendet kandidate. Kjo qasje, e pasqyruar edhe në Kornizën negociuese edhe Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, potencon përkushtimin e BE-së për rrugë të qartë dhe të strukturuar drejt progresit.
Integrimi gradual nuk është vetëm rregullim procedural; ai është angazhim për nxitjen e lidhjeve më të thella politike dhe ekonomike mes BE-së dhe vendeve aspirantë. Ndërlidhja e integrimit me reformat konkrete siguron që vendet kandidate jo vetëm që miraton standardet e BE-së, por kontribuojnë edhe në përforcimin kolektiv të Unionit. Plani i rritjes, si pjesë e metodologjisë së reviduar, ju mundëson vendeve kandidate aderim të hershëm në politika dhe përfitime të caktuara të BE-së, gjë që shërben si nxitje për arritjen e reformave të qëndrueshme dhe tregon se progresi çon në përmirësime reale për qytetarët.
Për Maqedoninë e Veriut, ky model mundëson qasje në burime dhe programet e BE-së, edhe kur vazhdojmë të zbatojmë reformat e nevojshme. Ai pasqyron vullnetin e BE-së të njohu dhe shpërblejë përpjekjet, njëkohësisht duke i siguruar se ato të çojnë në ndryshime të qëndrueshme. Shembull veçanërisht i rëndësishëm është përfshirja e vendeve kandidate në programet e BE-së përpara anëtarësimit të plotë, si dhe pjesëmarrja në Horizont Evropë dhe Erasmus+, që nxit bashkëpunim më të thellë me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët tanë dhe ekonominë.
Bashkëpunimi rajonal është një tjetër element me rëndësi vitale për integrimin gradual. Iniciativat si Procesi i Berlinit tregojnë se në çfarë mënyre Ballkani Perëndimor po ballafaqon me sfidat e përbashkëta, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, lehtësimin e tregtisë dhe tranzicionin energjetik. Me mbështetjen e BE-së për bashkëpunim të tillë theksohet se integrimi gradual është me përfitim të ndërsjellë si për Unionin ashtu edhe për vendet kandidate.
Megjithatë, rruga drejt anëtarësimit në BE nuk është pa sfida. Shpejtësia e integrimit varet nga vullneti politik, kapacitetit institucional dhe harmonizimin me kriteret e BE-së. Zhvillimet e fundit gjeopolitike, veçanërisht pushtimi rus i Ukrainës, më shumë përforcuan rëndësinë strategjike të zgjerimit të BE-së, duke potencuar nevojën për Evropë të bashkuar dhe të qëndrueshme.
Në këtë kontekst, integrimi gradual siguron qasje më fleksibile, e cila u mundëson vendeve kandidate si Maqedonia e Veriut të përparojnë me ritëm realist, deri sa i përforcojnë institucionet, sundimin e së drejtës dhe qeverisjen e mirë. Kjo qasje e pasuron Bashkimin Evropian me perspektiva të ndryshme dhe inkurajon integrim më të thellë.
Si rezultat i diskutimit të sotëm, jam i bindur se përpjekjet tona të përbashkëta do të kontribuojnë që procesi i anëtarësimit në BE të jetë më gjithëpërfshirës dhe më aktiv, duke sjellë përfitime të dukshme për qytetarët dhe duke siguruar stabilitet dhe prosperitet të qëndrueshëm për rajonin.