Lajme
05.3.2025 11:30
Ministri për Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot ishte nikoqir i delegacionit të Ambasadorëve suedezë që vizituan Ministrinë për Çështje Evropiane, me të cilët mbajtën tryezë të rrumbullakët në kontekst të mbështetjes suedeze për procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut.
Ministri Murtezani shprehu mirënjohjen për mbështetjen parimore të Suedisë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe procesit të saj reformues. "Si donatori i vetëm më i madh bilateral mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Suedia kishte rol kyç në formësimin dhe përforcimin e përpjekjeve transformuese të vendit tonë." Kjo mbështetje ishte e rëndësisë thelbësore jo vetëm për të lehtësuar harmonizimin tonë me standardet dhe normat evropiane, por edhe për të përforcuar themelet e institucioneve tona demokratike, rezistencën ekonomike dhe qëndrueshmërinë mjedisit jetësor.” –theksoi MÇE Murtezani.
Në vazhdim pason fjalimi integrues i MÇE Murtezanit:
Shkëlqesia Juaj, të nderuar të ftuar, kolegë të nderuar,
Është nderi dhe privilegji sot t'ju mirëpres në Ministrinë për Çështje Evropiane. Prania juaj këtu është dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë - që përcaktohet nga besimi i ndërsjellë, vlerat e përbashkëta dhe angazhim i përbashkët për përmirësimin e qeverisjes demokratike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian.
Më lejoni që fillimisht të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e palëkundur dhe parimore të Suedisë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe procesit të saj reformues. Si donatori i vetëm më i madh bilateral mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Suedia kishte luajtur rol kyç në formësimin dhe përforcimin e përpjekjeve transformuese të vendit tonë. Kjo mbështetje ishte e rëndësisë së veçantë jo vetëm për të lehtësuar harmonizimin tonë me standardet dhe normat evropiane, por edhe për përforcimin e themeleve të institucioneve tona demokratike, rezistencës ekonomike dhe qëndrueshmërisë së mjedisit jetësor.
Në veçanti vlerësojmë vazhdimësinë dhe thellimin e bashkëpunimit tonë në kuadër të Strategjisë së re të Suedisë për bashkëpunimin reformues 2021-2027, sipas së cilës Maqedonia e Veriut mbetet një nga vendet partnere prioritare. Qasja gjithëpërfshirëse dhe mirë e strukturuar e vendosur në këtë strategji pasqyron kuptimin e qartë të nevojave tona për reforma dhe siguron mbështetje të synuar për ballafaqimin e sfidave urgjente. Inkurajim i veçantë është që të shihet se strategjia mbulon fusha kyçe siç janë përforcimi i sundimit të së drejtës, përforcimi i transparencës, përmirësimi i strukturave qeverisëse, promovimi i barazisë gjinore, nxitja e pajtimit dhe avancimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekologjik.
Angazhimi i Suedisë me Maqedoninë e Veriut do të thotë më shumë se ndihmë financiare; është partneritet më i gjerë strategjik e bazuar në perspektivë të përbashkët evropiane. Derisa Bashkimi Evropian ende siguron pjesën më të madhe të mbështetjes financiare, ndihma bilaterale e Suedisë edhe më tej rëndësi të veçantë, jo vetëm për shkak të fleksibilitetit të saj, por edhe për shkak të reagimit të saj të menjëhershëm ndaj nevojave dhe harmonizimit me prioritetet tona nacionale. Rëndësia e këtij partneriteti është ende më i madh kur zbatohet në sinergji me instrumentet financiare të BE-së, që përforcon efektivitetin dhe ndikimin e reformave aktuale.
Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar në sigurimin e mekanizmave për koordinimin e donatorëve me qëllim që të funksionojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente të orientuar drejt rezultateve. Përmes Kornizës së koordinimit sektorial, punojmë në përmirësimin dhe përforcimin e proceseve tona nacionale të konsultimit, duke siguruar që ndihma e jashtme është e sinkronizuar në mënyrë optimale me agjendën tonë reformuese. Suedinë e njohim si partner kyç në këtë punë të vështirë dhe me padurim presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të përforcuar koordinimin e donatorëve si në nivelin strategjik dhe ashtu edhe në nivel teknik.
Bashkëpunimi ynë afatgjatë dha rezultate të rëndësishme, posaçërisht në përforcimin e institucioneve, përmirësimin e qeverisjes, promovimin e barazisë gjinore dhe përforcimin e kapaciteteve lokale për aderim dhe shfrytëzimin e fondeve të BE-së. Krahas kësaj, Suedia kishte rol kyçe në mbështetjen e nismave më të gjera të BE-së, siç janë IPA, Tuining dhe TAIEX, nga të cilat të gjitha ishin thelbësore për përforcimin e kapaciteteve tona administrative dhe përafrimin ligjor me BE-në. Në të ardhmen, medoemos t'i shfrytëzojmë këto mundësi dhe të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në kuadër të programeve për bashkëpunim territorial të BE-së.
Shkëlqesia Juaj, rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut është rrugë e vendosmërisë dhe domosdoshmërisë dhe është rrugë që kërkon partneritete të palëkundura. Suedia ishte dhe vazhdon të jetë aleate e besueshme dhe e përkushtuar në këtë proces. Mbetemi të bindur se bashkëpunimi ynë jo vetëm që do të vazhdojë edhe më tej , por edhe do të zhvillohet, por njëkohësisht do të thellohet, si në vëllim ashtu edhe në thelb, ndërsa punojmë së bashku drejt të ardhmes më demokratike, më prosperuese dhe të qëndrueshme.
Sërish, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për angazhimet tuaja të vazhdueshëm ndaj Maqedonisë së Veriut dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të Suedisë në përpjekjet tona për reforma dhe zhvillim. Sot, me padurim pres të kyçem në diskutime konstruktive për përforcimin e lidhjeve të bashkëpunimit mes popujve tanë.
Mirëserdhët edhe një herë dhe faleminderit.