Lajme
04.3.2025 11:06
Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, sot kishte takim me Mikela Telatin, Drejtoreshë e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për shërbimet të projekteve – UNOPS në Serbi (Multi-Country Office), në të cilën u konfirmua bashkëpunimi shumëvjeçar i suksesshëm në kuadër të projekteve të mbështetura nga Suedia përmes Agjencisë Suedeze për zhvillim ndërkombëtar (SIDA) dhe Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane për bashkëpunim zhvillimor (SDC).
Ministri Murtezani shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin shumëvjeçar me UNOPS-in, posaçërisht me zyrën në Shkup, me të cilën tanimë gjashtë vite bashkërisht punojnë për avancimin e procesit të reformues evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se finalizimi i suksesshmen i fazës së parë të projektit “Mbështetja e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE” është bazë e fuqishme lidhur me aktivitetet e mëtejshme, ndërkaq MÇE mbetet e përkushtuar për zbatimin e vazhdueshëm të tij.
Murtezani dhe Telatin theksuan se në periudhën e kaluar u sigurua vazhdimësia e aktiviteteve projektuese, se me sukses adresohen sfidat dhe është dhënë drejtimi i nevojshëm profesional për procesin. Në mënyrë shtesë, u potencua mbështetja në më shumë fusha kyçe, siç është përgatitja e versionit nacional i acquis së BE-së përmes përkthimit dhe revidimit ligjor, përgatitja e Udhëzimeve për integrimin e standardeve kundër korrupsionit në kapituj të ndryshëm të acquis, përforcimi i kapaciteteve të medias, organizimi i ngjarjeve për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për procesin e integrimit në BE dhe Agjendës Reformuese 2024-2027, mbështetja e ekspertëve dhe përforcimi i kapaciteteve administrative.